Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Safet Bajri do ta vuajë në Shqipëri dënimin me 8 vjet burg nga Belgjika

Lapsi.al 24 May 2019
Safet Bajri do ta vuajë në Shqipëri dënimin me 8 vjet burg

8 vite e 9 muaj burg do të vuajë Safet Bajri. Gjykata e Apelit në Shkodër ka njohur vendimin e dhënë nga drejtësia belge për të.

Ky i fundit është pjesë e grupit “Bajri” i arrestuar në shtator të vitit të kaluar ndërsa ka masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat i akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Safet Bajri u dënua në Belgjikë pas akuzave për “shfrytëzim prostitucioni” dhe grup i strukturuar kriminal edhe atje.

Sipas vendimit të drejtësisë belge, Safet Bajri është fajtor për shfrytëzimin për prostitucion.

Safet Bajri nuk do të mund të ekstradohet drejt Belgjikës për të vuajtur dënimin për shkak se Shqipëria dhe Belgjika nuk kanë një marrëveshje, por këto dy shtete kanë marrëveshje për njohjen e vendimeve ndaj Bajri do të duhet tashmë që për 8 vite e 9 muaj të qëndrojë në një burg të Shqipërisë, ndërsa vijojnë hetimet për të si i përfshirë në grupin Bajri.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI