Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

Protesta e opozitës, Monika Kryemadhi lë porositë: Distancohuni nga dhuna, mos dëmtoni institucionet

Lapsi.al 24 May 2019
Protesta e opozitës, Monika Kryemadhi lë porositë: Distancohuni

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e kësaj force politike në njësinë nr 11 në Tiranë i bëri thirrje qyetarëve protestues që të distancohen nga aktet dhunës në protestën e nesërme të opozitës, 25 maj 2019. Sipas Kryemadhit qytetarët nuk duhet të dëmtojnë institucionet, apo të bëjnë viktimë Ramën.

Ajo theksoi se detyrë e opozitës dhe shqiptarëve është të rrëzojnë sistemin e krijuar nga kryeministri Edi Rama me krimin e organizuar.

"Nesër është një protestë dhe do të jetë një nga protestat më të mëdhaja. Mund të them që do të jetë edhe më e madhe sepse çdo herë që ne bëjmë protestë njerëzit, proteëstuesit, qytetarët shtohen çdo ditë e më shumë. Çdo herë që opozita i bën thirrje për protestë shqiptarët i përgjigjen me masivitet. Nuk përgjigjen vetëm ata nga Shqipëria dhe ajo që na bën edhe ne si opozitë të reflektojmë dhe të jemi më të kujdesshëm dhe të mos bëjmë më gabimet e Edi Ramës dhe të gjithë politikanëve të tjerë janë qytetarët e Tiranës që dalin në një masë të madhe kundër këtij regjimi kriminal. Prandaj dhe ju bëj thirrje mos ndaloni asnjë moment, por njoftoni miq, shokë, komshinj dhe famijarë të jemi nesër në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në orën 19:00. Atje të jemi të tërë. Edhe pse është muaji i Ramazanit që shumë shqiptarë agjërojnë të jemi bashkë për të treguar që ne do të marrim përsipër çdo gjë që ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve. Do të marrim çdo përgjegjësi që shpëton shqiptarët nga kapja e krimit të organizuar. Do të jemi në ballë të çdo proteste. Beteja jonë nuk ëhstë Rama me grupin e tij, por janë e ardhmja e shqiptarëve, hapja e negociatave për të anëtarësuar Shqipërinë në BE. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, por edhe të gjithë Shqipërisë nesër atje. Protestat tona paqësore të cilat janë protestat më të bukura që ka pasur Shqipëria në të gjitha vitet e saj të tranzicionit do të sjellin ndryshimin. Ju bëj thirrje që të mos përfshiheni në elementët e dhunës, por të distancoheni nga dhuna edhe pse njerëzit janë të mërzitur dhe të frustruar e ju ka ardhur ku nuk mban më se me çfarë ndodh në Shqipëri. Nuk është detyra jonë as të bëjmë viktimë Edi Ramën dhe as të dëmtojmë godiant. Detyra jonë është të rrëzojmë sistemin që Edi Rama me krimin e organizuar ka ndërtuar", tha Kryemadhi.

Të këshilluara

Dorëhiqet edhe kandidati i BD për Kamzën

Një tjetër dorëheqje në rradhët e Bindjes Demokratike. Pas tërheqjes nga gara të kandidatit për Bashkinë e Kavajës, edhe Ylber Gjata, kandidat për Bashkinë e Ka...

16:33

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI