Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

“Mbretëresha e drogës”/ Pranga 4 trafikantëve shqiptarë në rrjetin që drejtohej nga gra

Lapsi.al 24 May 2019
“Mbretëresha e drogës”/ Pranga 4 trafikantëve

Nuk është rastësi që emri i koduar i një operacioni policor të zhvilluar nga policia italiane në qytezën e Astit u quajt “Mbretëresha e drogës”. 21 persona u arrestuan, por hetimet nisën fillimisht për 4 gra, italiane dhe marokene.

Nga hetimet u zbulua se grupi shiste kokainë në zona të ndryshme dhe në të gjitha oraret, në varësi nga kërkesat. Në një nga rastet, një nga shitësit duke mos arritur të dilte në rrugë dhe në mungesë të bashkëpunëtorëve në atë moment, dërgoi vajzën e tij 11-vjeçare për të dërguar porosinë e kokainës dhe për të marrë të hollat.

Grupi kryente rreth 15-20 transferimeve ditore, por jo vetëm. Ata bënin edhe përpunimin e kokainës me amoniak, bikarbonat dhe substanca të tjera, duke e bërë drogën më të rrezikshme se “pluhuri i bardhë” dhe duke krijuar varësi më të shpejtë, ndërsa kostoja e blerjes ishte më e ulët.

Në pranga kanë përfunduar edhe shqiptarët Nikolin Preçi, i njohur si “Niku” ose “Niko”, 29 vjeç, banues në Praia, Mikel Gjokaj, i njohur si “Giorgio albanese”, 44 vjeç, me rolin e furnizuesit, Samuel Çotaj i njohur si “Samu”, 25 vjeç, si dhe 25-vjeçari Erigrat Dunga.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI