Flash

Maqedoni e Veriut/ SHBA konfirmon ambasadoren e re

Lapsi.al 24 May 2019
Maqedoni e Veriut/ SHBA konfirmon ambasadoren e re

Senati amerikan zyrtarizoi emërimin e Kate Marie Byrnes si ambasadore të re të SHBA-së në Maqedoninë e Veriut. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Kongresit.

Byrnes është diplomate karriere, veterane me 24 vite stazh pune. Nga shtatori 2017 ka qenë në pozicionin e zëvendës ambasadores në Ambasadën amerikane në Athinë. Flet spanjisht, hungarisht dhe turqisht.

Senati muajin e kaluar ka pasur konfirmim të nominimit të Byrnesit. Ajo atëherë paralajmëroi tre prioritete të cilat do të jenë në fokusin e punës së saj si ambasadore e ardhshme në Shkup- stabilitetit përmes institucioneve të fuqishme, siguri përmes partneritetit dhe promovimit të prosperitetit përmes ndikimit pozitiv me fokus avancimin e të drejtave të njeriut, media të lira dhe tregje të hapura.

 

Të këshilluara

The Times: Theresa May nesër jep dorëheqjen

Kryeministrja britanike, Theresa May, pritet të japë dorëheqjen ditën e nesërme, pas kryengritjes së kabinetit rreth planit të Brexit. Kjo lëvizje e radhës para...

15:51

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI