Gjokë Jaku emërohet prefekt i Lezhës, pas shkarkimit të prefektit të deritanishem Gjergj Prendi, i cili e mbajti këtë post rreth 18 muaj.
Jaku më parë ka mbajtur disa funksione publike. Ai ka qenë prefekt i Shkodrës, kryebashkiak i Lezhës, deputet i Partisë Socialiste, Zv Minister i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe se fundmi ka mbajtur postin e Zv\kryeregjistruesit të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë.
Prezantimi i Gjok Jakut si prefekt i ri i Lezhës është bërë paraditen e së premtes, pa praninë e mediave.