Flash

Denoncimi: U arrestova për të njëjtin krim sapo mbarova dënimin

Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt “peng” disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria “kujtohet” se e kishte kryer dënimin.

21:59

'Baba Taku' nderon Kongresin e Përmetit me foton e Enver Hoxhës (VIDEO)

Lapsi.al 24 May 2019
'Baba Taku' nderon Kongresin e Përmetit me foton e Enver

Sot është përkujtuar 75 Vjetori i Kongresit të Përmetit. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast u vendosën kurora me lule në monumentin e partizanit çlirimtar. Por ajo që ra në sy në këtë ceremoni ishte prania e fotografisë së diktatorit Enver Hoxha, jo vetëm gjatë homazheve, por edhe brenda ndërtesës historike ku u mbajt ky kongres.

Mazhoranca qeverisëse kishte përfaqësuesit e saj në këtë ceremoni: deputeti Spartak Braho dhe prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj. Ata folën për rëndësinë historike të Kongresit të Përmetit, teksa pas shpinës së tyre qëndronte fotografia e Enver Hoxhës.

Natyrisht që ne nuk i ndalojmë dot ithtarët e Enver Hoxhës e as nostalgjikët e regjimit të tij diktatorial, por së paku në ceremoni të tilla të organizuara nga institucione publike fotografia e tij dhe pankartat që lartësojnë diktatorin duhen evituar.

Glorifikimi i figurës së Enver Hoxhës është i rrezikshëm dhe përdhos mijëra viktimat e pafajshme të regjimit të tij. Shihni fotot dhe videon më poshtë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI