Flash

Rrjedha e migrimit të paligjshëm në kufi, Pompeo takim me ministrin e Jashtëm të Meksikës

Lapsi.al 23 May 2019
Rrjedha e migrimit të paligjshëm në kufi, Pompeo takim me

Ministri i Jashtëm meksikan, Marcelo Ebrard, ka njoftuar se ditën e enjte do të zhvillojë një takim me Sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo-n. Në fokus të tryezës së bisedimeve do të jetë plani masiv i zhvillimit ekonomik i propozuar nga Meksika, që synon parandalimin e migrimit të jashtëligjshëm. “Teza jonë është se nëse nuk investoni në Amerikën Qendrore në një shkallë më të madhe, veçanërisht në Guatemalë, Honduras dhe El Salvador, rrjedha e emigrantëve nuk do të ndryshojë.”- u shpreh Ebrard në një dalje publike, duke lajmëruar edhe udhëtimin e tij drejt Ëashington-it.

Ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaruar dje Meksika do të mbajë përgjegjësi për mosparandalimin e migrantëve të jashtëligjshëm që mbërrijnë në tokën amerikane përmes kufirit jugor. “Qëndrimi i Meksikës është se njerëzit nga vende të tjera, përfshirë Meksikën, duhet të kenë të drejtën të hyjnë në SHBA dhe që taksapaguesit amerikanë duhet të jenë përgjegjës për shpenzimet e mëdha që lidhen me migrimin ilegal. Meksika është gabim dhe së shpejti do të jap një përgjigje.”- shkruante Trump në një postim në llogarinë e tij në “Twitter”.

Trump ka kërcënuar vazhdimisht Meksikën me mbylljen e kufirit gjatë 2 vjetëve të tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, me synimin për të ndalur fluksin e migrantëve të papajisur me dokumenta, që sipas tij përbëjnë një nga burimet kryesore të rritjes së kriminalitetit në SHBA.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI