Flash

Rreth 32 mijë dosje presin radhën në Gjykatën e Lartë

Lapsi.al 23 May 2019
Rreth 32 mijë dosje presin radhën në Gjykatën e Lartë

Plot 31 mijë e 400 dosje presin radhën të shqyrtohen në Gjykatën e Lartë. Ndonëse në këtë institucion regjistrohen çdo ditë çështje për gjykim, me shkarkimin e gjyqtarit Edmond Islamaj nuk mund të shqyrtohet më asnjë kërkesë.

Tashmë, Gjykata e Lartë ka mbetur vetëm me 2 anëtarë, Xhezair Zaganjorin që ka kaluar shkallën e parë të vetting-ut, por ky vendim është ankimuar nga Komisioneri Publik dhe gjyqtarin tjetër Ardian Dvorani.

Gjykata e Lartë, shkalla më e lartë e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë ka dalë jashtë funksionit, njësoj si Gjykata Kushtetuese.

Vetëm më datë 22 Maj janë regjistruar 15 kërkesa për gjykim, ndërsa vendimi i fundit i dhënë nga ky institucion mban datën 23 Prill.

Televizioni Klan u interesua pranë Gjykatës së Lartë për mënyrën se si do të funksionojë ky institucion.

Është Këshilli i Lartë i Gjyqësorit që ka detyrimin të plotësojë Gjykatën e Lartë me gjyqtarë dhe pas dekretit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, merr detyrën.

Mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë ka sjellë një kosto të lartë për qytetarët. Nisur nga numri i lartë i çështjeve të regjistruara, një personi do t’i duhet të presë për vite më radhë për t’u marrë në shqyrtim një çështje./ Tv Klan

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë...

07:13

Me sytë katër

PAPARAZZI