Flash

Presidenca: Do bëjmë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi

Lapsi.al 23 May 2019
Presidenca: Do bëjmë çdo përpjekje për zbatimin

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi i pyetur nga mediat për një reagim lidhur me qëndrimet e shprehura dje nga ambasadori i BE dhe kryeministri Rama për reformën në drejtësi, është shprehur se do të vazhdojë përpjekja për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit.

"Kam vetëm një qëndrim për të dy.

Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit.

Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë.

Ndërkohë Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë “na fitorja në fitorje”, si në variantin solo, ashtu edhe në kor", u shpreh ai.

Të këshilluara

Kuçovë/ Dhunoi gruan, prangoset 55-vjeçari

Policia e Kuçovës ka prangosur një 55-vjeçar me iniciale B.B, për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. “Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arres...

10:02

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI