Flash

Personazhet e njohur që bënë seks për herë të parë pas të 20-ave

Lapsi.al 23 May 2019
Personazhet e njohur që bënë seks për herë të

Ju tregojmë personazhet që e kanë humbur virgjërinë pas moshës 20 vjeçare.

Adriana Lima- 27 vjeç Modelja e njohur ka shpjeguar në një intervistë për GQ se ishte një katolike e devotshme dhe priti deri natën e martesës për të humbur virgjërinë: “Djemtë me të cilët dal duhet ta respektojnë që kjo është zgjedhja ime. Nëse nuk ka respekt, do të thotë që nuk më duan.” Enrique Iglesias- 25 vjeç (ndoshta) “Jam rritur me shumë miq dhe shumë prej tyre e humbën virgjërinë me prostituta, jo se ka ndonjë gjë të gabuar te kjo… Ata duhet të paguanin. Unë doja të prisja për vajzën e duhur, kështu që prita deri kur isha 25 vjeç. “- tregoi këngëtari në një koncert në Australi. Por më vonë, ai e ndërroi versionin e tij duke thënë se ishte 17 vjeç e gjysmë. Besoni kë të doni. Celine Dion – 20 vjeç Në librin e saj “Celine Dion: My Story, My Dream” këngëtarja kanadeze foli për herë të parë për jetën e saj seksuale dhe eksperiencën e saj të humbjes së virgjërisë: “Ishte në Dublin, në ditën e paharrueshme të 30 prillit, 1988, mbrëmjen e festivalit të Eurovision-it. Ai u kthye me mua në dhomë. Isha e lumtur që isha vetëm me burrin që doja. Dhe kisha një plan shumë preciz. ” Chris Martin- 22 vjeç Këngëtari i Coldplay, prindërit e të cilit ishin të krishterë të përkushtuar, nuk e humbi virgjërinë derisa u diplomua nga “University College” në Londër dhe pasi formoi grupin e tij muzikor. “Kishte arsye fetare…por edhe vetëbesimi. Kisha vështirësi me vajzat.”- është shprehur ai. Jessica Simpson-22 vjeç Jessica e ka pranuar hapur që priti deri natën e martesës që të bënte seks për herë të parë. Për revistën Blender, ajo ka treguar: “Ishte momenti më i mrekullueshëm në jetën time. Jam shumë me fat që nuk e humba virgjërinë në një makinë apo diku. Në vend të kësaj kisha një dasmë të mrekullueshme që e përfundova me atë.” Kevin Jonas- 22 vjeç Ndërkohë që dy vëllezërit e tjerë bënë seks përpara martese, Kevin priti deri natën e martesës me Danielle. Lisa Kudrow- 32 vjeç Ylli i serialit “Friends” priti deri sa u martua në 1995 për të bërë seks për herë të parë. Adam Lambert-21 vjeç “E humba virgjërinë në moshën 21 vjeçare, dhe ishte me një djalë- jo me një vajzë. Dhe nuk shkoi shumë mirë. Ndonjëherë do pak që ta mësosh si ta bësh tamam.”- u shpreh këngëtari për E! True Hollywood Story: Adam Lambert. Carrie Underwood- 27 vjeç Këngëtarja e njohur u shpreh për “Slate Magazine” në 2007 që ajo kishte vendosur të qëndronte e virgjëri deri pas martese. Kështu Carrie u martua me Mike Fischer në 2010. Tina Fey- 24 vjeç Komediana Tina Fey priti derisa u martua që të kryente marrëdhënie me bashkëshortin Jeff Richmond, me të cilin u martua kur ishte 24 vjeç. “Nuk mund thjesht t’ja jepja dikujt. Kjo është gjë e mirë, vlera të krishtera.” Ricardo Kaka- 23 vjeç “Bibla të mëson që dashuria e vërtetë pret deri pas martese. Nëse jeta sot është e bukur, mendoj se është sepse pritëm. Ka gjithnjë tundime, por sakrificat që çifti bën për njëri-tjetrin gjithnjë ja vlejnë.”- është shprehur ai për Vanity Fair. Brooke Shields-22 vjeç “Duhet të kishte qenë diçka që doja për veten, por në një çast, faji m’u përplas në surrat. U ndjeva shumë keq sa kërceva nga shtrati. Isha gjysmë e zhveshur, duke vrapuar në korridor sikur sapo kisha vjedhur një portofol.”- është shprehur ajo për ditën kur humbi virgjërinë. Katie Holmes- 26 vjeç Aktorja Holmes ka deklaruar se e ka humbur virgjërinë në moshën 26 vjeçare, me Tom Cruise me të cilin u martua dhe ka një vajzë. Por në 2012 ata firmosën letrat e divorcit.

Të këshilluara

Berguzar Korel rikthehet në teatër

Pas një karriere të gjatë kinematografike, Berguzar ka vendosur të fokusohet më tepër në shfaqjet teatrale të cilat për të kanë më tepër vlera se projektet film...

18:56

Hazal Kaya flet për shtatëzaninë

Aktorja e njohur është përballur me gazetarët përsa i përket aludimeve për një shtatzëni të mundshme. Hazal, e cila ka vetëm pak kohë që është martuar, e ka moh...

16:00

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI