Flash

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë...

07:13

Oferta gjermane për dialog, reagon Basha: Jam gati të...

Lapsi.al 23 May 2019
Oferta gjermane për dialog, reagon Basha: Jam gati të...

Pas angazhimit të grupimit të CDU/CSU për të negociuar për krizën politike në Shqipëri ka ardhur edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një koment në rrjetet sociale, ai shkruan se e mirëpret këtë angazhim.

“Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë” – shkruan Basha.

Më herët këtë ofertë nga Gjermania e mirëpriti edhe kryeministri Edi Rama që gjithashtu shkroi online: “U jam shumë falënderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!” – mbyll Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kapet kanabis në kufirin greko-shqiptar

Rreth 36 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar në Sajadhe, Igumenicë. Bëhet e ditur se nga policia greke ëhstë ndaluar një mjet ku janë sek...

18:47

Krujë, shkatërrohen 10 furra gëlqereje

10 furra të paligjshme gëlqereje janë evidentuar në fshatrat e Krujës, ku IKMT dhe Inspektoriati i Mjedisit nisi sot një aksion për ti shembur. Ato i kishin shp...

18:19

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI