Flash

“Kërkojmë status, jo pallavra”/ Minatorët në protestë para Parlamentit

Lapsi.al 23 May 2019
“Kërkojmë status, jo pallavra”/ Minatorët në

Një grup minatorësh janë mbledhur para godinës së Kuvendit të Shqipërisë për të protestuar kundrejt projketligjit për “statusin e minatorit”, që pritet të miratohet me procedurë të përshpejtuar në punimet e seancës së sotme plenare.

Minatorët e cilësojnë ligjin lidhur me statusin e tyre si një pallavër politike që nuk i trajton me dinjitet. “Me këtë ligj përfitojnë zyrtarët që janë shpikësit e pensioneve falsë. Ne që kemi punuar ngelemi jashtë skeme. Ato kanë marrë konsulencë me sindikata sllave. Unë jam i mendimit do djeg veten, jam i diskriminuar. Kur më jepet kjo e drejtë nga Kushtetuta këta ma mohojnë. I pari Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj e me radhë. Në 2009 bëmë marrëveshje me Ramën dhe tha brenda 6 muajve në pushtet do t’u jap statusin. U bënë 6 vjet dhe status s’ka.”- është shprehur një prej minatorëve, duke theksuar se ndihet i diskriminuar nga një e drejtë që ia garanton libri themeltar i shtetit.

Sipas minatorëve protestues, ligji i përpiluar nga qeveria nuk i përmbush kërkesat e tyre. Ndërkohë, gjatë protestës janë shënuar përplasje edhe me forcat e policisë të vendosura përreth Kuvendit, për të mos i lejuar protestuesit që t’i afrohen godinës.

 

Të këshilluara

Kuçovë/ Dhunoi gruan, prangoset 55-vjeçari

Policia e Kuçovës ka prangosur një 55-vjeçar me iniciale B.B, për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. “Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arres...

10:02

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku