Flash

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë...

07:13

Kaç Islami: Nga PS më përjashtuan kur kisha nënën sëmurë

Lapsi.al 23 May 2019
Kaç Islami: Nga PS më përjashtuan kur kisha nënën

I ftuar në Top Talk këtë të enjte, ishte Kastriot Islami, ish-deputet i PS, por edhe i PD, pasi u përjashtua nga socialistët. Ai tregoi edhe si u përjashtua nga PS, kur kishte nënën të sëmurë.

Teksa janë bërë 8 vite nga përjashtimi i tij nga PS, Kastriot Islami, shprehet se ndjehet mirë që nuk është pjesë e Rilindjes.

“Bëhen 8 vite pas përjashtimit nga PS, ndjehem mirë që nuk jam pjesë e Rilindjes. Jam ndjerë mirë si pjesë e grupit të PD. Rilindja ka disa nivele. Është grupim që kontrollohet nga Rama”, u shpreh ai.

Më tej Kastriot Islami ka rrëfyer se u vendimi për përjashtimin e tij u mor teksa ai po kujdesej për nënën e sëmurë.

“Unë jam përjashtuar në një moment që nuk kam kryer asnjë veprim në kundërshtim me statutin e partisë. Ka qenë një votim në Kuvend për kryetarin e KLSH, e unë mungova se kisha nënën sëmurë.

Ky ka qenë sebepi formal, le të themi. Por e vërteta ishte ndryshe. Ne kemi qenë një grup prej 5 individësh, por jo 5 vetëm. Ishim 1/3 e kryesisë, 40 % e asamblesë parlamentare, që kishim një mendim ndryshe.

E kjo e shqetësonte Ramën, e grupin e tij të ngushtë. E prandaj Rama vendosi që personazhet kryesore të këtij t’i përjashtonte për t’u dhënë një mesazh të tjerëve. Unë isha ndër më pak aktivët e atij grupi, pasi kishte më aktivë se unë”, shprehet ai, duke theksuar se përjashtimi nga PS ishte i paracaktuar.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI