Deputeti maqedonas Pavle Bogoevski, u dorëhoq pas publikimit të disa përgjimeve, ku ai dëgjohet duke porositur lëndë të dyshimta narkotike. Ai u shpreh se ka blerë vaj kanabisi për një të afërt.
Bogoevski vendimin e bëri të ditur në seancën e Komisionit për çështje të mandateve dhe imuniteteve në Kuvend, ku po merret vendimi dhe për mandatin e Nikolla Gruevskit. Bogoevski ishte edhe kryetar i Komisionit.
“Kolegë deputetë qëndroni besnik ndaj principeve. E di se politika është një lojë e zjarrtë. Falenderoj të gjithë ata që më kanë bërë më të fortë këto dy vite”, deklaroi Bogoevski.
Ai tha se vendimin e ka marrë që kur është paraqitur vetë në polici.