Flash

Itali/ Dy shqiptarë kapen me 100 mijë euro drogë

Lapsi.al 23 May 2019
Itali/ Dy shqiptarë kapen me 100 mijë euro drogë

Një armë, gjashtëmbëdhjetë kilogram marijuanë, pak më shumë se gjashtë kg kokainë dhe mbi 120 mijë euro në para të gatshme iu janë gjetur 2 shqiptarëve me banim në Ravena të Italisë. Policia italiane komunikoi se të arrestuar kanë përfunduar dy shqiptarë të moshave 35 dhe 24 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin.

Mësohet se 35-vjeçari ishte dëbuar nga Italia, por u kthye me një dokument të vlefshëm, pasi ndryshoi mbiemrin e tij pas martesës me një grua shqiptare. Policët dyshuan te ai dhe e arrestuan në kushtet e flagrancës, bashkë me kushëririn, shkruajnë mediat italiane.

Ata janë kapur me rreth 3000 euro në makinë. Shqiptarët nuk ishin në gjendje të shpjegonin se cilat ishin burimet e parave. Pas kësaj, policia italiane kontrolloi banesën ku shqiptarët banonin dhe gjeti aty 20 000 euro dhe 16 kilogram marijuanë të ndarë në çanta. Përpos drogës dhe parave të dyshuara të paligjshme, policia gjeti edhe armë.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë...

07:13

Me sytë katër

PAPARAZZI