Flash

Tre letra në tre ditë / Çfarë fshihet pas mesazheve të Ramës?

Lapsi.al 23 May 2019
Tre letra në tre ditë / Çfarë fshihet pas mesazheve
Edi Rama ka bërë një gjest jo të zakonshëm duke iu drejtuar brenda të mërkurës të të enjtes dhe të premtes me tre letra të ndryshme rivalit të tij politik, Lulzim Bashës. Vetë gjesti i shoqëruar edhe me epitetet që zbukurojnë mesazhet, për detyrim këmbëngulës për të folur, për kërkesa pa humbur durimin duket sikur kryeministri po shtrin dorën për të gjetur një zgjidhje. Letra e parë e Ramës/ Fton Lulzim Bashën në dialog pa kushte 

Rama letër të dytë publike Bashës: Refuzim brutal i dialogut…

Letra e tretë/ Rama-Bashës: Dialog por qeveria e 30 qershori s’ndryshojnë

Por, në fakt pas kërkesave dëshpëruese për tu ulur në dialog qëndron një hipokrizi tej normales. Dhe kjo për disa arsye: Së pari se nuk mund të hyet në bisedime paqtimi përmes fyerjes së partnerit, duke e etiketuar tjetrin si një rrugëhumbur që nuk përfaqëson asgjë, aq më pak popullin, që nuk ka as peshë as mbështetës, dhe që po e dëgdis forcën e vet në esfeltin e irrelevancës politike. Së dyti nuk mund të shkosh drejt kompromisit duke e shantazhuar partnerin. Në letrat e Ramës bie në sy krcënimi me burg për krime të pakryera që ende janë në imagjinatë. Vërehet përdorimi si kamzhik i reformës në drejtësi. Shikohet përdorimi i çkompleksuar i partnerëve të SHBA dhe BE, që do godasin kundërshtarët e tij politikë. Së treti dhe më e rëndësishmja është një shprehj e letrës së dytë, për të filluar “të vetmen rrugë që njeh demokracia, Dialogun…”. Po a është dialogu pa kushte e vetmja rrugë ashtu sikurse pretendon kryeministri? Natyrisht që jo. Sepse që ai të jetë real, që ai të përfundojë me fryte dhe paqe, për të duhet punuar. Le të imagjinojmë për një çast se Rama nuk negocion me kërkesën themelore të opozitës për largimin e tij. Le besojmë se ai është vërtet i bindur në absurditetin dhe pa themeltësinë e saj. Por ka disa hapa të tjera që ai mund të bënte përpopos letrave për të mundësuar dialogun. Fjala vjen, nëse një shqetësim i opozitës është blerja e votës a mund të hiqte ai dorë nga mbrojtja publike që i bën Vangjush Dakos duke i quajtur “sallatë fjalësh” përgjimet me trafikantë droge që i kanë dëgjuar gjithë shqiptarët? A nuk mund të bënte ai një gjest minimal dhe të deklaronte se Dakon nuk e rikandidoi pikërisht për këtë, pra me sqimën e një lideri që ndonëse nuk e quan mikun e tij të fajshëm e sheh atë së paku si të dyshuar. Nëse opozita e ka lënë parlamentin edhe sepse e përdhosën keq brenda atyre mureve, duke kaluar ligje antikushtetuese si ai për shembjen e Teatrit Kombëtar, a mund të shpallte Rama ngrirjen e këtij projekti së paku sa vihej në funksion Gjykata Kushtetuese? Nëse PD dhe LSI janë mbështetur nga të gjitha institucionet ekonomike ndërkombëtare në dënimin e tenderave pa garë, zhdukjes së konkurencën në ekonomi, koncesioneve dhe PPP-ve a duhet ti thoshte Rama stop përpjekjeve duke vazhduar këtë rrugë dhe duke grabitur edhe tokat e bregdetit më ligjin për Korporatën e Investimeve? A mund të jepte ai një shenjë kmpromisi duke anulluar tenderin me një konkurent fiktiv të Unazës së re, pasi të gjithë shqiptarët e panë farsën e letrave fallco dhe kompanive fantazëm? Megjithëse periferike dhe aspak zgjidhje për krizën e madhe, këto mund të ishin disa sinjale që do ti tregonin publikut se kryeministri do vërtet dialog duke hequr dorë nga deliri, grykësia dhe të qenit mburojë për banditët. Por, kryeministri shkruan letra dhe njëkohësisht vazhdon të mohojë faktet kriminale, vazhdon rrugën e pasurimit të dhjetë oligarkëve dhe vazhdon të mbështesë projektet grabitqaro–delirante të kullëzimit të TiRamës që ka në kokë. Prandaj ai ftestat për dialog i ka thjeshtë një ushtrim stili që e përdor për fasadë, por aspak shqetësim real për të gjetur një zgjidhje. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI