Flash

Deputeti holandez: Kriminelët shqiptarë në krye të listës

Lapsi.al 23 May 2019
Deputeti holandez: Kriminelët shqiptarë në krye të

I pyetur në lidhje me kërkesën e parlamentit holandez për kthimin e vizave ndaj shqiptarëve, deputeti Van Wijngaarden është shprehur se në 10 vjet kriminelët shqiptarë kanë qenë në krye të listës të krimit, të përfshirë dhe në trafikun e drogës.

“Shqetësimi ynë nuk është për numrin e lartë të kriminelëve në Shqipëri. Ne shqetësohemi sepse në 10 vjet këta kriminelë kanë qënë në krye të listës së krimit dhe përfshirjes në trafik droge.

Më vjen mirë që roli i policisë të shtetit në Shqipëri ka qënë mjaft efektiv. Puna e shtetit shqiptar në këtë pjesë vlen për t’u vlerësuar.

E falenderojmë Shqipërinë për këtë dhe shpirti pozitiv i shoqërisë shqiptare është i rëndësishëm sepse shokët e mirë i thonë njëri-tjetrit të vërtetën.

Motivimi im kryesor ishte mbështetja e rezolutës. Nuk ka një shumicë në parlamentin europian që ndalon lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Këtë e thashë në parlament dhe e përsëris sërish.

E rëndësishme është si lufton Shqipëria me kriminalitetin. Sepse paratë e humbura nga krimi nuk i kthehen më pas vendit. Dhe ato janë shumë.”, ka thënë në fjalën e tij deputeti holandez Van Wijngaarden.

Të këshilluara

Kuçovë/ Dhunoi gruan, prangoset 55-vjeçari

Policia e Kuçovës ka prangosur një 55-vjeçar me iniciale B.B, për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. “Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arres...

10:02

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI