Flash

Debat në mbledhjen e KQZ, refuzohet kërkesa e PD dhe LSI për komisionerë në KZAZ

Lapsi.al 23 May 2019
Debat në mbledhjen e KQZ, refuzohet kërkesa e PD dhe LSI për

Mbledhja e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është shoqëruar me debate për regjistrimin e komisionerëve të Partisë Demokratike (PD) dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, deklaroi se demokratët kanë të drejtën të kenë komisionerë në KZAZ-të, duke akuzuar KQZ-në për kryerjen e një shkeljeje në rastin e regjistrimit të partisë “Bindja Demokratike”, e drejtuar nga ish-deputeti Astrit Patozit. Kaso deklaroi se anëtarët e KQZ janë kërcënuar që të mos lejojnë regjistrimin e komisionerëve të opozitës jo-parlamentare, duke shtuar se nëse kërkesa e PD dhe LSI do të refuzohet, do të ndiqet rruga e përballjes ligjore.

Kjo deklaratë e Kasos u cilësua si shantazh nga anëtari i PS në KQZ, Denar Biba. Më tej, Biba së bashku me anëtarët Bledar Skënderi, Rezarta Bitri dhe Edlira Jorgaqo, votuan kundër kërkesës së partive opozitare, duke argumentuar mospjesëmarrja në zgjedhje u heq të drejtën ligjore për të pasur komisionerë.

 

Pjesë nga debati:

Ivi Kaso: Është një proces zgjedhor i mbushur me paligjshmëri, që në më shumë se gjysmën e bashkive ofron një kandidaturë të vetme. Eksponentë të mazhorancës kanë kërcënuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të mos regjistrojë komisionerët tanë. Ju paralajmëroj se nëse nuk udhëhiqeni nga ligji, do të ballafaqohet me forcën e ligjit dhe me përgjegjësi penale në rast të shpërdorimit të detyrës. Ligji është i qartë dhe nuk mund të bëhet objekt debate.

Denar Biba: Na shantazhove. Ishte e rëndë dhe e ulët.

Ivi Kaso: 30 ditë përpara zgjedhjeve kemi të drejtë të plotësojmë vakancat. Duhet të monitorojmë procesin zgjedhor. Ka ankesa e denoncime. KZAZ janë të mbushura me paligjshmëri, me qëllim të qartë të partisë shtet, e cila dhe e vetme në garë shkel afatet e deri tek emërimi i një opozite fasadë. Krijojnë përshtypjen sikur do të ketë zgjedhje. Ky kryeministër nuk garanton dot zgjedhje as kur garon e vetme. Ne po ushtrojmë një të drejtë ligjore.

Eridjan Salianji, përfaqësues ligjor i PS: I do për të bërë detyrën, apo si vëzhgues?

Ivi Kaso: Kandidaturat tona janë serioze. Me eksperiencë të mëparshme zgjedhore.

Salianji: Procesi zgjedhor ka afate. Që të jesh subjekt zgjedhor duhet të jesh regjistruar.

Kaso: Komisionerët përcaktohen përpara se partitë të regjistrohen në zgjedhje.

Të këshilluara

Kuçovë/ Dhunoi gruan, prangoset 55-vjeçari

Policia e Kuçovës ka prangosur një 55-vjeçar me iniciale B.B, për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. “Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arres...

10:02

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI