Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur në emisionin “Opinion” edhe për kritikat dhe akuzat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
“Argati” më fton në debat? Në 94-ën Shqipëria kaloi një rezolutë në OKB me 127 vota që nuk kishte pasur kurrë një vendim të tillë që i jepte të drejtë Kosovës që të vetëvendosej. Kurrë nuk i kam kërkuar kurrë Kosovës të hynte në zgjedhje me Paniçin. Gjithmonë kam kërkuar që shqiptarët të ngriheshin.
Marrëdhëniet e mia me Rugovën kanë qenë të shkëlqyera. U thyen vetëm në një moment kur unë kam kërkuar më shumë radikalizim dhe ai nuk ishte dakord. Jam takuar me dhjetëra herë me Rugovën edhe më pas, në Bruksel dhe Krans Montana.
Thaçi argat? Të gjitha deklaratat e tij nuk kanë të bëjnë me Sali Berishën, por me Shqipërinë. Thaçi ka luftuar? Sa ka luftuar argati dhe çfarë ka bërë argati e di unë... ky ka marrë misionin e Serbisë së Madhe pasi dështoi në pengimin e Gjykatës Speciale. Janë 200 të vrarë pas luftës.
Kufijtë? Pavarësia e Kosovës u shpall mbi dokumentin e Ahtisaarit që në një paragraf parashikon edhe kufijtë. “Argati” po lufton për linja të pastra etnike dhe për Serbinë e Madhe. Ai për lëkurën e tij, por copëton Kosovën. E bën për shkak të dosjes që ka në Hagë dhe që është bërë nga Beogradi.
Përmendi kanunin? Mirë që nuk përmendi ligjet e Krajlit.
Arrestimi i Thaçit? Ai është arrestuar për krim ordiner. Ai flinte me një gazetar në dhomë dhe ai u gjet i bërë copash. Ai u thirr në polici për gazetarin Ali Uka. Nuk them se është ndaluar për vrasjen e tij. Thyerja e embargos ndaj Millosheviçit? I vetmi vend në botë që ishte kundër embargos ishte Shqipëria sepse ajo që po e pësonte nga embargo ishte Kosova. 96% e naftës i shkonte Serbisë nga Danubi” – tha Berisha. ©LAPSI.al