Flash

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë...

07:13

Basha i vendosur: Largimi i Ramës është parakusht për dialog

Lapsi.al 23 May 2019
Basha i vendosur: Largimi i Ramës është parakusht për dialog

Largimi i Kryeministrit është parakusht për nisjen e dialogut politik”. Kështu ju përgjigj ftesës se kreut të qeverisë për dialog kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Nga Vora ku zhvilloi një takim me qytetarët, ai u shpreh se mosfunksionim i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë e kanë çuar vendin në një udhëkryq të rrezikshëm.

Letrës së dytë të kryeministrit Edi Rama për dialog, kryetari i Partisë Demokratike përpos rrjeteve sociale iu përgjigj edhe nga Vora, ku zhvilloi një takim me mbështetës.

Lulzim Basha theksoi se largimi i kreut të qeverisë është parakusht për nisjen e dialogut politik.

"Një dialog kombëtar me gjithë shqiptarët për të vendosur së bashku jo thjesht largimin e Edi Ramës sepse largimi i Edi Ramës është parakusht i panegociueshëm për hapjen e dialogut politik, por përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar që ju të keni mundësinë përmes zërit tuaj dhe votës tuaj të vendosni për një sistem elektoral që ju përfaqëson ju:, tha Basha.

Basha u shpreh se vendi ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm, ku pushteti i qeverisë nuk mund të kontrollohet nga asnjë institucion.

Qytetarëve u bëri thirrje që të marrin pjesë në protestën e gjashtë kombëtare që do të zhvillohet të shtunën e 25 majit.

Të këshilluara

Kapet kanabis në kufirin greko-shqiptar

Rreth 36 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar në Sajadhe, Igumenicë. Bëhet e ditur se nga policia greke ëhstë ndaluar një mjet ku janë sek...

18:47

Krujë, shkatërrohen 10 furra gëlqereje

10 furra të paligjshme gëlqereje janë evidentuar në fshatrat e Krujës, ku IKMT dhe Inspektoriati i Mjedisit nisi sot një aksion për ti shembur. Ato i kishin shp...

18:19

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI