Flash

Aksioni opozitar, Basha takon aleatët në seli

Lapsi.al 23 May 2019
Aksioni opozitar, Basha takon aleatët në seli

Lulzim Basha do të takojë sot aleatët e tij në selinë blu, në orën 10:30. Mësohet se ë takimin me aleatët do të diskutohet për aksionin e mëtejshëm opozitar.  Takimi vjen një ditë pas paralajmërimit të Bashës në Durrës, ku foli rreth situatës aktuale politike dhe mundësisë të mbajtjes së një referendumi.

Kujtojmë që më 25 maj në orën 19:00, opozita e bashkuar do të organizojë protestën e gjashtë kombëtare.

Basha, më herët tha për gazetarët se zemërimi popullor vetëm do të rritet përballë kësaj qeverie, të cilën e fajësoi se po kërcënon seriozisht rendin demokratik. Gjithashtu Basha tha se PD-ja dhe opozita kanë për detyrë të përballen me të keqen, duke nxjerrë programin politik si alternativë shpëtimi për qytetarët.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku