Flash

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë.

15:04

Vettingu, gjyqtari i Gjykatës së Lartë shkarkohet përfundimisht nga detyra

Lapsi.al 22 May 2019
Vettingu, gjyqtari i Gjykatës së Lartë shkarkohet

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi pasditen e kësaj të mërkure rrëzimin e vendimit të KPK-së për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, dhe shkarkimin e tij nga detyra.

Gjatë komunikimit të vendimit kreu i trupës gjykuese tha se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të paplotë dhe të pasaktë të pasurisë së tij në deklaratën e tij vetting me qëllim shmangien nga kontrolli në kuadër të procesit të rivlerësimit të pasdurisë së tij në formën e likuiditetit në sistemin bankar për shkak se rezulton në pamundësi të burimeve të ligjshme për ta justifikuar.

Gjyqtari e kishte kaluar vettingun pak kohë më parë, por vendimi u ankimua nga Komisioni Publik për dy shkelje në lidhje me pasurinë që sipas Komisionerit Publik nuk janë hetuar siç duhet nga KPK.

Në listën e verifikimeve të paplota Komisioneri Publik përmend transferta parash brenda e jashtë vendit si dhe dyshimet për një apartament e një dyqan në Vlorë, të cilat nuk janë hetuar plotësisht nëse lidhen apo jo me gjyqtarin Islamaj dhe bashkëjetuesen e tij S.T.

Një tjetër gjetje e Komisionerit Publik lidhet me pretendimet se gjyqtari Islamaj s’duhet të kalonte vettingun pa një hetim të plotë.

Gjithashtu një tjetër çështje që u hetua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ishte dhe një kontratë huamarrje e vjehrrit të gjyqtarit me një person tjetër në vlerën e 3 milion lekëve, ku personi i pyetur nga Komisioneri Publik e mohon dhënien e këtij borxhi.

Të këshilluara

Lezhë/ 40-vjeçari i vë flakën vetes

Djeg veten me benzinë një 40-vjeçar në Ishull Lezhë. Nikolin Gjolaj 40 vjeç, i ka vënë flakën vetes në banesën e tij dhe si pasojë e plagëve të marra ka humb...

14:37

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI