Flash

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë.

15:04

TGCOM: Shqipëria me plazhet si në Karaibe, perla e Mesdheut

Lapsi.al 22 May 2019
TGCOM: Shqipëria me plazhet si në Karaibe, perla e Mesdheut

“Shqipëria është destinacioni që ende po zhvillohet në Mesdhe, për shkak të bukurisë së detit të saj dhe marrëdhënieve të shkëlqyera midis cilësisë së shërbimeve të ofruara dhe çmimit. Një vend që ofron peisazhe me bukuri mahnitëse dhe shumë mikpritje”. Kështu shkruan “Tgcom”, referuar Shqipërisë si destinacioni perfekt edhe për këtë verë.

“Për italianët, ndër të tjera, Shqipëria është afër dhe mund të arrihet lehtë me traget nga Bari, Ancona ose Trieste me traget që ofrojnë të gjitha kushtet”, shkruan media italiane, teksa rendit edhe disa nga plazhet më të bukur të vendit tonë.

Saranda është pjesa më glamoroze e brigjeve shqiptare. Ajo është e famshme edhe për atmosferën e natës. E ndodhur mes Jonit dhe kodrinave me ullinj para ishullit të Korfuzit, pak kilometra larg Greqisë, ajo ofron mundësinë e qëndrimit në hotele luksoze me çmime të përballueshme, një vakt në Kalanë e Lëkurësit, eksplorimin e Butrintit pasuri të UNESCO-s, etj.

"Riviera e Ksamilit, më në jug, është një tjetër dhuratë e natyrës. Ksamili – thotë “TGCOM”, – konsiderohet si perla e Jonit sa i takon bukurisë. Plazhi i Jalës vjen në stil karaibesh. Është një nga vendet më të bukura të bregut të Jonit, që mbledh të gjitha aromat e Mesdheut. Pas tij vjen Himara, vërtet joshëse, me aromën e pishave dhe shikimin drejt Jonit. Porto Palermo është plazhi me ngjyrë blu të mëndafshtë, që ka edhe një kështjellë veneciane. Nuk mbetet pas as gadishulli i Karaburunit, një margaritar i natyrës që ofron skenare të jashtëzakonshme, bashkë me ishullin e Sazanit.

Vlora është po ashtu porti i dytë më i madh i vendit, qyteti ku Adriatiku dhe Joni bashkohen. E më në jug të tij vjen Dhërmiu, plazhi i gurëve dhe detit të ëndrrave." 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Të këshilluara

Shkrumbohet plotësisht makina në Durrës

Një makinë është djegur plotësisht gjatë natës në lagjen nr.15 në Durrës. Policia thotë se rreth orës 02:45 ka rënë zjarr dhe është djegur makina në pronës...

09:51

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI