Flash

“Sytë e akullt”/ Pranga 4 shqiptarëe, tmerri i pasanikëve në veriun e Italisë

Lapsi.al 22 May 2019
“Sytë e akullt”/ Pranga 4 shqiptarëe, tmerri i

4 shqiptarë kanë rënë në prangat e karabinierëve italianë, pasi akuzohen për një sërë grabitjesh në banesa. Janë arrestuar Agustin Pjetërgjokaj, 24 vjeç, Kristjan Keci, 28 vjeç, Cesk Thani, 32 vjeç, të tre me banim në Legnano, në Milano dhe Kristjan Mehilli, 25 vjeç, me banim në Tortona (Alessandria).

Nëntorin e kaluar, të armatosur dhe me shufra hekuri, ata grabitën vilën e sipërmarrësit Riccardo Coppo, në Cella Monte ku morën 60 mijë euro dhe sende me vlerë. Po i njëjti grup, ka grabitur edhe disa shtëpi të tjera në krahinat e Alessandrisë, Bergamos, Milanos dhe Brescia brenda nga qershori 2018 deri në maj 2019.

Të rinjtë shqiptarë ranë në gjurmët e policisë italiane pasi gjatë një grabitjeje ata goditën pronaren e moshuar të shtëpisë dhe kujdestarin e saj, duke i grabitur 400 mijë euro. Një tjetër gabim ishte vjedhja e makinës "Jeep" të mikut të pronarit që grabitën në Cella Monte. Komandanti i Karabinierëve, Michele Angelo Lorusso deklaroi se hetimet për këtë grup kanë zgjatur shumë muaj, pas një vëzhgimi 24/7 dhe operacioni ishte koduar "Sytë e akullt".

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI