Flash

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë.

15:04

Shkodër: Arrestohen dy persona për trafik droge dhe armësh

Lapsi.al 22 May 2019
Shkodër: Arrestohen dy persona për trafik droge dhe armësh

2 persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, të shpallur në kërkim pas akuzave që rëndonin ndaj tyre për trafik droge dhe armësh.

Një prej të arrestuarve u kap me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Gjilanit.

Dy shtetasit e arrestuar janë: P.Sh., 50 vjeç, banues në fshatin Mgulle, Shkodër; Gj. L., 63 vjeç, banues në fshatin Xhan, Shkodër.

Kapja dhe ndalimi i shtetasit P. Sh., u bë pasi më datë 24.09.2018, Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Kapja dhe ndalimi i shtetasit Gj. L., u bë pasi,  më datë 24.09.2018, Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 5 vite burg për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

"Pas një pune të mirëorganizuar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

F.M, 43 vjeç, banues në Gjilan Kosovë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themeltare e Gjilanit, më datë 16.05.2019, ka lëshuar urdhër arresti për kundravajtjen penale “Lajmërim apo kallëzim i rremë’’, parashikuar nga neni 390/1 i Kodit Penal të Kosovës", njofton policia.

 

Të këshilluara

Shkrumbohet plotësisht makina në Durrës

Një makinë është djegur plotësisht gjatë natës në lagjen nr.15 në Durrës. Policia thotë se rreth orës 02:45 ka rënë zjarr dhe është djegur makina në pronës...

09:51

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI