Flash

“Reforma në Drejtësi, histori suksesi”. Meta kundër ndërkombëtarëve

Lapsi.al 22 May 2019
“Reforma në Drejtësi, histori suksesi”. Meta kundër
Në mënyrë të njëzëshme pothuajse të gjithë përfaqësuesit e BE dhe diplomatët e huaj që kanë folur për Shqipërinë e kanë konsideruar Reformën në Drejtësi një histori suksesi. E fundit, përfaqësuesja e lartë e BE, Mogherini, foli me superlativa për të duke e konsideruar si një model që duhet eksportuar edhe në vendet e tjera të BE. Lexo më tej:

Mogherini: Reforma në drejtësi shembull edhe për vendet e BE

Por presidenti Meta është bërë sot përfaqësuesi i të gjithë atyre shqiptarëve që po shprehin dita ditës dyshime për këtë përrallë që po u tregohet prej tre vitesh. Gjatë një fjalimi në konferencën “Sfidat e sigurisë në Ballkan” Meta tha se i ka kërkuar Drejtorit për zgjedrimin në BE, Danielson, sjelljen e një komisioni verifikimi për të testuar në vend mbarëvajtjen e kësaj reforme që po e lë vendin pa gjykatë kushtetuese. Nga shumë opinionistë dhe kritikë lokalë ka dyshime se megjithëse është e ndërgjegjshme, BE nuk do ta pranojë dështimin e kësaj reforme që i ka kushtuar dhjetra miliona euro taksapaguesve europianë. Ndërsa presidenti shqiptar ka dhënë disa shembuj për këtë. Ai ka përmendur se vendi që prej 21 korrikut 2016, nuk ka arritur dot të ringrejë një Gjykatë Kushtetuese, një institucion që në të shkuarën kishte dëshmuar një lloj pavarësie nga pushteti politik. Ai ka fshikulluar fort misionin e Euralius që rekomandoi zgjedhjen e Arta Markut si kryeprokurore e njërës palë, në shkelje të drejtëpërdrejtë me kushtetutën.   “Reforma nuk bëhet me retorike dhe me emra të përveçëm, por me standarte. Po s’u bë kështu kjo eshtë formë e re për kapjen e institucioneve” deklaroi Meta në fjalimin e tij, duke lënë të kuptohet se në rrugën që po ecet nuk do të kemi një drejtësi europiane që do ta luftojë më shumë krimin dhe korrupsionin, apo që do të të mbrojë më fort të drejtat e njeriut. Andi Bushati: Meta rrëmben spektrin e kryeopozitarit të Reformës në Drejtësi Meta ka fshikulluar indirekt edhe modelin e gjuetisë së shtrigave për të goditur njerëz sa për të bërë shembull duke u ironizuar ish ambasadorin Donald Lu  me fabulën e peshqve të mëdhenj. “Kushtetuta nuk mund të përdhoset as nga ambasadorët as nga komisionerët” nënvizoi ai duke u bërë i pari zyrtar i lartë shqiptar që sulmon ballaz fabulën e ndërkombëtarëve që po e shesin reformën shqiptare si një histori suksesi.  ©Lapsi.al  https://youtu.be/fE8z8TwfPFI?t=1030    

Të këshilluara

Brexit "rrëzon" kryeministren Theresa May

Kanë dështuar sërish bisedimet midis partisë qeverisëse të konservatorëve dhe laburtistëve opozitarë për negocimin e një zgjidhjeje që do të mundësonte tejkalim...

14:42

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI