Flash

Njihuni me të 'fortin' nga Durrësi, që iu bllokuan 1 milion euro pasuri

Lapsi.al 22 May 2019
Njihuni me të 'fortin' nga Durrësi, që iu bllokuan 1

Xhakomin Seferi, 57 vjeç ka vendosur një pasuri marramendëse. Prokuroria dyshon se kjo pasuri ka ardhur nga aktiviteti kriminal ndaj sot është vendosur sekuestro preventime mbi disa prona të tij që kapin vlerën e 1 milionë eurove. Por shumë prona të tjera dyshohet se ai i ka në emër të familjarëve.

Policia tha se Seferi ka qenë i dënuar në Itali për gjobëvënie, ndërsa ka dyshime se drejtonte një rrjet prostitucioni në Itali. Ai disponon në Shqipëri një numër të madh biznesesh, duke filluar nga karburante, lokale, hotele dhe apartamente. Mendohet se një pjesë të pasurisë e ka në emër të të afërmve dhe që ende nuk është zbuluar nga autoritetet shqiptare.

Po sipas burimeve policore, Xhakomin Seferi cilësohet si person i rrezikshëm në Durrës dhe lëvizte me makina të blinduara. Hetimet për të nisën pas materialeve që kanë ardhur nga shteti Italian ku ai rezulton i dënuar me vite burgim.

Të këshilluara

AKU bllokon 31 ton kripë jashtë standardit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi të konsiderueshme kripe, prej 31 tonësh, e cila ka rezultuar se tregtohej nën nivelin e normës së Jodit që l...

18:28

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI