Flash

Në kërkim nga drejtësia italiane, arrestohet në Berat trafikanti i drogës me 3 emra

Lapsi.al 22 May 2019
Në kërkim nga drejtësia italiane, arrestohet në Berat

Policia e qytetit të Beratit ka vënë në pranga shtetasin Gazmir Polovina, 44 vjeç, i cili rezulton i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Në mars të vitit 2013, Gjykata e Milanos ka vendosur kundrejt 44-vjeçarit një dënim prej 15 vjetësh burg, bazuar në veprat penale të lartpërmendura që parashikohen nga Kodi Penal italian. Mësohet se Polovina në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë, të organizuar në formën e një grupi kriminal, kanë ushtruar veprimtarinë e trafikut ndërkombëtar të heroinës dhe të kokainës.

I ndaluari njihej edhe me emrat Gazmend Polovina dhe Julian Bebri. Pas arrestimit në Shqipëri, Polovina pritet të ekstradohet drejt shtetit fqinj.

Të këshilluara

Shkrumbohet plotësisht makina në Durrës

Një makinë është djegur plotësisht gjatë natës në lagjen nr.15 në Durrës. Policia thotë se rreth orës 02:45 ka rënë zjarr dhe është djegur makina në pronës...

09:51

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI