Flash

Itali/ Policia italiane arreston 16 persona për trafik droge, mes tyre edhe shqiptarë

Lapsi.al 22 May 2019
Itali/ Policia italiane arreston 16 persona për trafik droge, mes tyre edhe

Një operacion i gjerë është zhvilluar sot nga policia italiane në Frosinone dhe në komunat përreth. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 16 persona, shumica e të cilëve janë italianë, por mes tyre ka edhe marokenë e shqiptarë.

Ata janë vënë në pranga nën akuzën: “posedim i  lëndëve narkotike për qëllime trafikimi”. Të arrestuar përfunduan 3 shqiptarë, të cilët akuzohen për vjedhje banesash dhe automjetesh. Policia e Frosinones ka arritur të sekuestrojë sasi të mëdha droge, si hashash e kokainë.

Hetimi nisi pas vrasjes së  Emanuele Morganit, 20 vjeç nga Tecchiena di Alatri, ekzekutimi i së cilit u dyshua që në fillim se ishte për arsye të trafikut të drogës. Pas hetimeve të kryea, policia italiane mundi të arrestojë shumë persona, të dyshuar si anëtarë bande.

Të këshilluara

Analiza/ Një video me pasoja dramatike

Nga Otmar Lahodynsky, DW Brenda një fundjave ndryshoi tërësisht situata e brendshme politike në Austri. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, (ÖVP) i dha fund ...

21:39

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI