Flash

Haradinaj: E vërteta e akuzave të Berishës dhe Thaçit për lidhjet me Serbinë

Lapsi.al 22 May 2019
Haradinaj: E vërteta e akuzave të Berishës dhe Thaçit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar në emisionin “Pressing” në T7 në Kosovë përplasjet e ashpra mes Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha. I pyetur nëse Berisha ka qenë “argat i Millosheviçit”, siç e quan Thaçi, Haradinaj tha se kjo nuk qëndron aspak.

“Thaçi është bashkëpunëtor i Aleksandër Vuçiçit. Sali Berisha ma ka treguar një histori me xhaxhanë e tij. Më ka treguar se kur ka qenë i vogël ka ecur deri në një kodër në zonës ku ka jetuar. Prej atje ku shihej Kosova. Xhaxhai i ka thënë se atje është Kosova dhe ajo është zemra e Shqipërisë”, - ka treguar Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se është nuk flet më me Thaçin, por ka theksuar se nuk e ka “personale”. Kreu i qeverisë së Kosovës tha se është interesuar nëse në samitin e Prisit do të ketë një plan konkret për një marrëveshje finale për dialogun me Serbinë. Tha se ka marrë një përgjigje evazive, por nënvizoi se do të shohë qëndrimin e Thaçit dhe Vuçiçit që duken se nuk janë ende gati për të arritur një marrëveshje. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI