Flash

FOTO/ AKU bllokon 31 ton kripë me nivelin e jodit nën normën e kërkuar

Lapsi.al 22 May 2019
FOTO/ AKU bllokon 31 ton kripë me nivelin e jodit nën normën e

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 31 ton kripë pasi ishin me nivel jodi nën normën e lejuar. Sipas njoftimit të AKU, gjatë një kontrolli të ushtruar në dy kompani shqiptare “Eurolab” dhe "N&N" kane rezultuar shkelje të rënda, për të cilat janë gjobitur.

AKU thotë se në Kompaninë “Eurolab” u konstatuan 3 shkelje ligjore: Për importim në kundërshtim me Ligjin e Ushqimit, ku mungonte certifikata origjinale e lëshuar nga vendi i origjinës, për mungesë të një sistemi funksional gjurmueshmërie, për etiketim produkti të parregullt dhe për veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e Operatorit të Biznesit Ushqimor.

Për këto shkelje, kjo kompani u gjobit me 600 mijë lekë. Gjithashtu iu bllokuan 16.2 ton për sasinë e magazinuar, si dhe iu kërkua që të tërheqë nga tregu të gjithë sasinë e kripës që ishte jashtë standardeve.

Edhe subjekti tjetër është gjobitur për import në kundërshtim me ligjin dhe veprime në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë në shifrën e 200 mijë lekësh. Gjithashtu u urdhërua të tërheqë nga tregu produktin kripë të shpërndarë për shitje në sasinë prej 15 ton kripë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI