Flash

Dash Shehi: Letra e Ramës për Bashën është tallje

Lapsi.al 22 May 2019
Dash Shehi: Letra e Ramës për Bashën është tallje

Kryeministri Edi Rama ju drejtua sot pasdite, përmes një letre të hapur, kryetarit demokrat Lulzim Basha, duke e ftuar atë për t’u ulur së bashku në një dialog pa kushte. Në emisionin “Opinion” ish-deputeti Dashamir Shehi thotë se letra është tallëse.

“Ne nuk do marrim pjesë në zgjedhje dhe do bëjmë çmos që zgjedhjet të mos bëhen. Duke e parë këtë situatë, ai teatri i vjetër i kukullave e ka kuptuar që tani duhet të bëjë një xhest publik dhe për t’ja lënë ngarkesën pjesës tjetër. Nëse do kishte përmendur largimin e tij, do kishte hapur një spirale. Fraza e fundit, ai e quan këtë një krizë të pakuptimtë. Letra është e kuruar dhe është pak tallëse, ka pak Konicë këtu. Se e imiton, se i mendon njerëzit budallenj”, - deklaroi ish-deputeti.

“Nëse zoti Basha do ta pranojë, le ta pranojë! Është puna e tij. Të gjithë këto tallje që ka bëre Rama këtë radhë i ka hedhur me letër. Kjo është tallje e madhe, tallje me shkrim. Pjesa opozitare po besoi këtë letër në vëmë në dyshim reputacionin tonë që kemi ndërtuar në gjithë këtë kohë. Unë nuk shikoj asnjë shpresë tek kjo letër. Nuk merr asnjë kosto PD, nëse i thotë jo” – tha Shehi.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI