Flash

Basha: S’ka pakte kulisash, vendimarrje me referendum nga populli

Lapsi.al 22 May 2019
Basha: S’ka pakte kulisash, vendimarrje me referendum nga populli

Kryetari i PD-së Lulzim Basha për herë të parë sot ka përmendur ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe po kështu ndryshime në kushtetutë, si për zgjedhjen e presidentit ashtu dhe për referendumet popullore.

Ai tha se beteja që ka nisur opozita nuk mbaron me largimin e Edi Ramës por me zgjidhjen e plagëve që kanë shkaktuar krizën në vend.

Deklarata e Bashës sot në Durrës:

Kjo betejë nuk do të mbarojë thjesht me largimin e Edi Ramës. Largimi i Edi Ramës është hapi i parë i panegociushëm, hapi që do ti hapë rrugë zgjidhjes politike të krizës.

Por, fjalën vendimtare për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të plagëve që shkaktojnë këtë krizë, do ta kenë përsëri shqiptarët.

Deputetë të zgjedhur drejtpërdrejt në 100 zona mazhoritare, apo sistem kombëtar me lista të hapura. Senat që e ngadalëson dhe e bën transparent procesin legjislativ. President me kompetenca të plota që kontrollon dhe balancon pushtetet, pse jo president të zgjedhur nga populli.

Ndarje dhe balancim të pushteteve që garantojnë gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur dhe që zbatojnë ligjin. Referendume popullore, lokale dhe kombëtare, që sovrani, populli të ketë gjithmonë mundësinë, levën, për të ju mbivendosur çdo politikani që humb arsyen dhe kërkon të mashtrojë votuesit. Referendum për gjithçka që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurinë, jetën.

Këto janë disa nga propozimet, për të cilat angazhohem sot se nuk do të ketë pakte kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe në fund një vendimarrje me referendum nga populli.

Të këshilluara

AKU bllokon 31 ton kripë jashtë standardit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi të konsiderueshme kripe, prej 31 tonësh, e cila ka rezultuar se tregtohej nën nivelin e normës së Jodit që l...

18:28

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI