Flash

Basha paralajmëron Ramën për 30 qershorin: Përballje në çdo qendër votimi, në çdo kuti votimi

Lapsi.al 22 May 2019
Basha paralajmëron Ramën për 30 qershorin: Përballje në

Kryetari i PD-së zhvilloi sot pasdite një takim në qytetin e Durrësit me mbështetës të tij. Duke folur për zgjedhjet lokale ai tha se nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor. Basha paralajmëroi kryeministrin Rama.

“Nëse tenton zgjedhje farsë me krimin në 30 qershor, përballje në cdo qendër votimi në cdo kuti votimi”, tha Basha.

Sipas kreut të opozitës, Edi Rama sot e ka të gjithë popullin kundër. Ai u shpreh i vendosur për t’i shkuar deri në fund rezistencës opozitare. Basha tha se sot Shqipëria ka rënë në grackën e një njeriu që qeveris me oligarkët.

Më tej ai u shpreh se kushti i panegociueshëm i zgjidhjes së krizës politike është largimi i Edi Ramës. Më herët Rama përmes një letre publike e ftoi Bashën në dialog pa kushte.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

AKU bllokon 31 ton kripë jashtë standardit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi të konsiderueshme kripe, prej 31 tonësh, e cila ka rezultuar se tregtohej nën nivelin e normës së Jodit që l...

18:28

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI