Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka porositur ish-deputetët e selisë blu të mos komentojnë deklaratat e kreut të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.
Sipas tij, beteja e opozitës është me kryeministrin Edi Rama dhe me bandën që e rrethon. Ai mes tjerash thekson se ky është një diversion i përgatitur me qëllim për të larguar vëmendjen nga kriza politike e shkaktuar në Shqipëri. News 24 ka siguruar mesazhin, që Bardhi iu ka drejtuar sot ish-deputetëve.
Lexo më tej nga Lapsi.al:
Mediat/ Borchardt, xhaketa e Ramës e kthyer mbrapsht
Akrobati i OSBE me dy deklarata. E dredh për 10 minuta
Bochardt sulmon sërish opozitën: Pak njerëz që sulmojnë me molotov
“Asnjë koment për deklarata e Borchard. Është diversion i pastër për të larguar vëmendjen nga kriza politike dhe shkaqet e saj. Beteja jonë nuk është as me Borchardt dhe as me Spiropalin. Por me Edi Ramën dhe bandën në pushtet” - shkruhet në mesazhin e sekretarit të PD-së, drejtuar ish-deputetëve.