Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Meta rrëmben skeptrin e kryeopozitarit të Reformës në Drejtësi

Lapsi.al 22 May 2019
Meta rrëmben skeptrin e kryeopozitarit të Reformës në
Ilir Meta ka pranuar të veshtë kostumin e liderit të koalicionit gjithnjë e më të madh të atyre që po e shohin me zhgënjim ecurinë e reformës në drejtësi. Duke u bërë zyrtari i parë i lartë i shtetit shqiptar, që shpreh me kaq forcë rezervat ndaj asaj që ndërkombëtarët vazhdojnë ta konsiderojnë si histori suksesi, ai ka hedhur një hap të fortë politik. Ai po përpiqet ti japë zë asaj mase plot laryshi, politikanësh, opinionistësh, kritikësh dhe njerëzish publikë, që megjithë dasitë e mëdha me njëri-tjetrin, po i bashkon frika e rilindjes së një përbindëshi të kapur politikisht. Kreu i shtetit nuk e ka bërë këtë vetëm përmes kritikave që janë lëshuar deri tani, por mbi të gjitha, duke propozuar zgjidhje konkrete. Gjatë konferencës së kësaj të mërkure për “Sfidat e sigurisë në Ballkan” ai ka fshikulluar pamundësinë e ringritjes në tre vite të gjykatës kushtetuese, zgjedhjen e diskutueshme të kryeprokurores Arta Marku, lojën e dyfishtë të Euraliusit, apo mendësinë e gjuetsisë së shtrigave përmes goditjes sipas madhësisë së peshqve. Lexo më tej:

“Reforma në Drejtësi, histori suksesi”. Meta kundër ndërkombëtarëve

Cilido që e ka ndjekur këtë sagë të trishtë tre vjeçare, mund ti shtojë këtyre mëkateve edhe kapjen politike të institucioneve të sapokrijuara, vettingun me dy standarte alla Donika Prela, dhe implikimin sharlatanesk të ndonjë ndërkombëtari të niveleve të larta. Ajo që e diferencon lëvizjen e Ilir Metës nga skeptikët e zakonshëm të reformës në drejtësi, është përpjekja për kërkimin e rrugëve institucionale që do të mund të zhbënin ato që janë ngritur mbrapsht. Kreu i shtetit ka rrëfyer sot për një kërkesë ndaj instancave më të larta të Brukselit, për sjelljen e një komisioni verifikimi që do të kontrollonte ecurinë e deri tanishme.   A do ta pranonte një organizëm i tillë ‘lejen” e Euralius dhe OPDAT, për një kryeprokurore që mbretëron prej dy vitesh vetëm me votat e njërës palë, megjithëse kjo shpikje nuk shkruhet askund në kushtetutë? A do i legalizonte ai vendimet e komisionit të vettingut që dikujt ia quan të ligjshme paratë e pataksuara dhe dikë tjetër e penalizon për të njëjtën gjë? A do i justifikonte ai veprimet e asgjesimit të Gjykatës Kushtetuese, që me gjithë mangësitë, ka qenë një organ që i ka thyer hundët sa qeverive të Berishës, po aq edhe të Ramës?     Pra propozimi i Ilir Metës për të kaluar nga retorika (disa e quajnë histori suksesi ndërsa të tjerët dështim të sigurtë) në hapa institucionalë për kontrollimin dhe shmangjen e së keqes, është një akt prej politikani serioz. Natyrisht, që një rrugë e tillë nuk do të realizohet sot për sot dhe shpejt e shpejt. Ajo nuk ka shpresë të vihet në zbatim pa përfunduar zgjedhjet europiane të kësaj fundjave dhe as pa u ndryshuar qeveria e Brukselit në shtatorin e ardhshëm. Por, ajo është një dosje që duhet trajtuar me kujdes në mënyrë që drejtuesit e rinj të Komisionit Europian ta gjejnë në tryezat e tyre të punës në vjeshtë. Vetëm kështu mund të përkundet një shpresë se euforia për “Shqipërinë fanar ndriçues në BE” do të përfundojë dhe do shqyrtohen realisht fondet e dhuruara nga taksapaguesit e 28-shes. Ilir Meta konfirmoi se do të ndjekë këtë rrugë. Natyrisht, duke u sjellë kështu, pesonalisht nuk do ti shpëtojë akuzave. Do të përballet me shigjetimet se do të vendosë një shejtan në djepin e zbrazuar, se ka konflikt interesi, apo se i trembet faktit se mund të jetë viktima e parë e drejtësisë së re. Por, pavarësisht akuzave që do t’i bëhen, apo qëllimeve reale të atij vetë, propozimi i presidentit është një akt prej lideri politik. Sepse realisht pas tre vjetësh, ka ardhur koha për të përfunduar me euforinë e reformës që do të prodhonte mrekullira dhe për të bërë bilancin e saj real. Dhe kjo nuk mund të arrihet nëse nismëtarët, financuesit dhe mbështetësit e saj nuk skanojnë vetveten. Eshtë koha që edhe Brukseli të kuptojë ku ka gabuar dhe ku është mashtruar.      ©Lapsi.al

Të këshilluara

Rilindja e vrasësve politikë

Dy ditë më parë gazeta e së majtës “Dita”, botoi një dokument shumë domethënës që rënonte propagandën e socialistëve për 21 janarin. Sipas saj, Agron Malaj, ish...

14:20

Thaçi, tango e fundit në Paris

Vazhdimi i politikës së jashtme të dështuar kosovare është antagonizimi i paralajmëruar me Gjermaninë e Francën 1. Është provokim, natyrisht, që të përdor...

12:01

Borchardt, një lake që duhet përbuzur

Bernd Borchardt e ka radhitur veten në linjën e paraardhësve më të përbuzshëm që OSBE ka dërguar ndonjëherë në Tiranë. Nëse Dan Everts bridhte me uniformë ushta...

13:14

Mbrëmë gazi e ndau Shqipërinë në dysh

Mbrëmë, Tirana nuk kish te asnjë ndryshim nga qytetet e Venezuelës ku luftohet me juntën e Maduros: mijëra protestues, bomba molotov, gaz lotsjellës dhe konfron...

10:20

Ajo një orë kur protesta e mundi Ramën

Protesta e opozitës dha një mesazh: Edi Rama mposhtet me tru, ndoshta shumë më lehtë sesa me muskuj. Këtë të shtunë u provuan të dyja rrugët. Idhtarët e PD ...

22:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI