Flash

20-vjetori i masakrës në Vushtrri, Haradinaj: Autorët do të përballen me drejtësinë

Lapsi.al 22 May 2019
20-vjetori i masakrës në Vushtrri, Haradinaj: Autorët do të

Duke përkujtuar 20-vjetorin e masakrës në Vushtrri, ku brenda pak orëve u vranë barbarisht 77 shqiptarë të Kosovës nga forcat policore, ushtarake dhe paralimitare serbe, kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar se autorët e krimeve të kryera gjatë luftës së viteve ’98-’99, do të vihen para drejtësisë.

“Këtë ditë, Vushtrria dhe mbarë Kosova e kanë kthyer në kujtesë institucionale, si dëshmi ndër breza se sa e vështirë ishte rruga jonë deri në liri. Shteti serb, me gjithë gjenocidin mbi shqiptarët, edhe pas dy dekadave, refuzon të pranojë të vërtetën dhe të përgjigjet për krimet e kryera. Nuk do të lejojmë që masakrat më makabre në tërë Kosovën të kalojnë pa u dënuar. Kosova nuk harron! Lavdi të gjithë martirëve dhe dëshmorëve!”- shkruan mes të tjerash Haradinaj në një postim në llogarinë e tij personale në “Facebook”.

Më 22 maj të vitit 1999 në qytetin e Vushtrisë, krahas të vrarëve, u plagosën dhe u arrestuan me qindra vetë. Viktimat u dërguan në një varrezë masive në poligonet ushtarake në Beograd, ku u zbuluan disa vjet më vonë.

Në nderim të martirëve, Komuna e Vushtrrisë organizoi sot një akademi përkujtimore, që u mbajt në mesditë në gjimnazin “Eqrem Çabej”. Paralelisht me këtë event, u mbajtën homazhe në varrezat e  Dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Të këshilluara

Analiza/ Një video me pasoja dramatike

Nga Otmar Lahodynsky, DW Brenda një fundjave ndryshoi tërësisht situata e brendshme politike në Austri. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, (ÖVP) i dha fund ...

21:39

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI