Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

Trump u bërtiti liderëve të NATO-s publikisht. Privatisht, ishte një histori tjetër

Donald Trump hyri në samitin e NATO-s me sulme, ankesa dhe kërcënime të vjetra ndaj aleancës. Por sapo dyert u mbyllën, toni ndryshoi papritur. Sipas Politico, presidenti amerikan zbuti gjuhën, shmangu përplasjet më të nxehta dhe u largua nga takimi duke folur për “dashuri” në sallë, ndërsa liderët europianë mbetën sërish në ankth për paparashikueshmërinë e tij.

18:22

Shkrihet grupi i 17 trafikantëve të kokainës në Itali, dalin akuza të reja për Dorian Petokun

Lapsi.al 21 May 2019
Shkrihet grupi i 17 trafikantëve të kokainës në Itali, dalin

17 persona janë vënë në pranga ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, si rezultat i finalizimit të operacionit të koduar si “Re Mida” nga Antidroga e Romës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Antimafias. Mbi të ndaluarit rëndojnë akuzat e pjesëmarrjes në aktivitet të organizuar kriminal dhe e ushtrimit të veprimtarisë së trafikut të drogës dhe të armëve.

Pjesë e këtij grupi kriminal nën akuzë është edhe shtetasi shqiptar, Dorian Petoku, 33 vjeç, i arrestuar pak muaj më parë për trafikimin e sasisë së konsiderueshme prej 644 kg kokainë, në bashkëpunim me 5 persona të tjerë, Salvatore Casamonica-n, Silvano Mandolesi-n, Tomislav Pavlović-in dhe  Marcello Schiaffini-n. Roli i Petokut ishte të siguronte kokainë nga vendet e Amerikës Latine, për t’u lidhur më pas me trafikantët në vendet e tjera.

Gjatë operacionit të sotëm janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 100 kg kokainë, 143 kg hashash, një laborator droge, 20 armë zjarri, 6 kg eksploziv dhe 5 detonatorë.

Grupi kriminal e ushtronte aktivitetin e tij në Romë, duke pasur si bazë veprimi lagjen Montespaccato.

 

 

Të këshilluara

Euro pëson rënien më të madhe në 11 vite

Monedha e përbashkët ka humbur sërish pikë në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 122.61 lekë, duk...

13:23

Shpërndante drogë, arrestohet 24-vjeçari

24-vjeçari me inicialet H.P, banues në Shijak, është arrestuar pasi shpërndante drogëra të forta Policia ka sekuestruar  në cilësinë e provës materiale disa ...

12:58

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI