Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

Rama për nisjen e misionit 'Frontex': Vendi ynë, partneri i besueshëm i BE

Lapsi.al 21 May 2019
Rama për nisjen e misionit 'Frontex': Vendi ynë, partneri i

Në ceremoninë e nisjes së misionit të “Frontex” në Shqipëri,Edi Rama tha se ky është një element i qartë, por edhe shenjë vlerësuese e BE-së për Shqipërinë, e cila bëhet tashmë vendi i parë që zgjidhet në Ballkanin Perëndimor për një marrëveshje të tillë.

Shefi i qeverisë shtoi se Shqipëria i ka të gjitha kapacitete për të ruajtur kufijtë dhe të përballojë njëherësh edhe fluksin migrator, që vjen nga vendet e treta.

“Kjo është një arsye e qenësishme për t’u ndjerë vërtetë krenarë që bëhemi pjesë e një projekti tejet të rëndësishëm  për Evropën. Arsyeja tjetër është personale.

Për faktin se këtu sot jam me një mik, që në disa role ka treguar me vepra dhe jo me fjalë një miqësi shumë të sinqertë jo thjesht ndaj meje personalisht ndaj meje, Dhimitri Avramopoulos, pa të cilin që edhe ky projekt i rëndësishëm, që sot nis të jetësohet, zor se do të ishte imagjinuar dhe jo më të ishte realizuar. Unë do të doja ta falënderoja  komisionerin për praninë e tij dhe mbi të gjithë për dedikimin e tij ndaj një fushe, ku kur e mori detyrën mua mu duke se i kishin lënë pjesën më të minuar të të gjithë interesave të KE-së, por sot mund të thuhet se është bërë një progres i madh. Falë jush dhe përmes jush , ne do të jemi në gjendje  t’u tregojmë miqve dhe partnerëve në BE edhe më mirë edhe më shumë fakte dhe prova të padiskutueshme për të qenë në këtë copëz të vogël të Europës një partner i besueshëm dhe tërësisht i besueshëm në përballimin e flukseve migratore.

Nisja e zbatimit të këtij projekti, një marrëveshje që e bën Shqipërinë vendin e parë të Ballkanit, që do të patrullojë  kufijtë e jashtëm përbën  një arsye për të qenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishmen është që të kemi sukses edhe në funksion të zgjerimit të mëtejshëm. Përfitimet në fakt janë disa, sepse marrëveshja  i hap rrugë bashkëpunimit në informacion dhe analizën e fluksit të rriskut si dhe përballimit të fluksit nga vendet migratore nga vendet e treta." - u shpreh Rama.

Nga dita e sotme nis zbatimi i marrëveshjes me BE për “blindimin” e kufijve tanë, që do të monitorohen nga 50 oficerë të FRONTEX.

Të këshilluara

Durrës, pranga 36-vjeçait të shumëkërkuar

Ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”. Siç njoftojnë efektivët e policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale ...

10:49

FOTO/ Meta takon Haradinajn në Durrës

Një takim informal është zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Durrës. Nga Prishtina ka udhëtuar kryeministri Ramush Haradinaj i cili ka takuar Presidentin e Shqipër...

23:22

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI