Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

Rama për marrëveshjen me FRONTEX: Shqipëria kontributore në mbrojtjen e kufijve europianë

Lapsi.al 21 May 2019
Rama për marrëveshjen me FRONTEX: Shqipëria kontributore në

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur historike marrëveshjen me FRONTEX duke u shprehur: “jemi të vetëdijshëm se duhet të japim kontributin tonë kundër emigrimit të paligjshëm të emigrantëve që vijnë nga lindja drejt BE-së, por që duhet të bëjmë maksimumin tonë”.

Rama tha se misioni i Frontex në vend i jep Shqipërisë disa përfitime, por edhe detyrime.

“Përfitimet janë disa, marrëveshja i hap rrugë për shkëmbime informacioni, analizës së rriskut dhe përballimit të flukseve migratore nga vende të treta. Shqipëria është përballur me një rritje të fluskeve të migracionit 6.7 herë më shumë në 2018 krahasuar me 2017 dhe 26.5 % më shumë janar prill krahasuar me një vit më parë. Ne nuk jemi një vend ku ata që vijnë shihen si rrezik apo problem për arsye të traditës. Por jo shumë larg në kohë ka strehuar gjysmë milioni refugjatë lufte, pa i kërkuar askujtë asgjë.” tha kryeministri .

Rama shtoi se kjo marrëveshje është e para që Frontex bën me një shtet ballkanik. Ai shprehu qëndrimin e Shqipërisë se është e vendosur për integrimin e saj në Bashkimin Europian dhe duke lënë të kuptohet se kjo marrëveshje është një tjetër garanci për hapjen e negociatve me BE-në Rama tha:

“Prania e të gjithëve ju në Tiranë është shumë domethënëse si tregues i vëmendjes dhe i mbështetjes së BE ndaj Shqipërisë në kuadër të përmbushjes së rolit tonë si një vend kandidat i bashkimit Europian me ambicien për të qenë anëtarë. Nisja e zbatimit të këtij projekti, është një marrëveshje që e bën Shqipërinë vendin e parë në Ballkan që do të monitorojë gjithë perimetrin e saj të jashtëm, dhe kjo përbën një arsye për të qenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është të kesh kujdes. Ky bashkëpunim i thelluar në mbrotjen e kufijve europiane Shqipëria kthehet në një kontributor të vërtetë”.

 

Të këshilluara

Durrës, pranga 36-vjeçait të shumëkërkuar

Ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”. Siç njoftojnë efektivët e policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale ...

10:49

FOTO/ Meta takon Haradinajn në Durrës

Një takim informal është zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Durrës. Nga Prishtina ka udhëtuar kryeministri Ramush Haradinaj i cili ka takuar Presidentin e Shqipër...

23:22

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI