Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

Trump u bërtiti liderëve të NATO-s publikisht. Privatisht, ishte një histori tjetër

Donald Trump hyri në samitin e NATO-s me sulme, ankesa dhe kërcënime të vjetra ndaj aleancës. Por sapo dyert u mbyllën, toni ndryshoi papritur. Sipas Politico, presidenti amerikan zbuti gjuhën, shmangu përplasjet më të nxehta dhe u largua nga takimi duke folur për “dashuri” në sallë, ndërsa liderët europianë mbetën sërish në ankth për paparashikueshmërinë e tij.

18:22

Negociatat, Hahn nuk e përmend Shqipërinë: Dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 21 May 2019
Negociatat, Hahn nuk e përmend Shqipërinë: Dritë jeshile

Komisioneri për Zgjerimin e BE, Johannes Hahn, ka deklaruar sërish se Maqedonia e Veriut meriton çeljen e negociatave para pushimeve të verës. Ai ka thënë se drita jeshile do të ishte në vetë interesin e Bashkimit Evropian. “Nëse nuk arrijmë të shpërblejmë marrëveshjen historike të Prespës dhe përpjekjen e madhe për reforma, do të dëmtojmë fuqinë atraktive qe BE ka mbi Ballkanit Perëndimor“, tha komisioneri në konferencën e bisedimeve ekonomike të Vienës – perspektiva e re për Maqedoninë e Veriut. “Për këto arsye, ne duhet të përmbushim angazhimet tona, ashtu siç po i përmbush Maqedonia e Veriut për reformat që kemi kërkuar. Është në interesin tonë të përbashkët”, theksoi Hahn.

Komisioneri Hahn tha se qeveria dhe opozita e Maqedonisë së Veriut njësoj sillen në një mënyrë shumë të përgjegjshme dhe ata kishin arritur të zgjidhnin marrëdhëniet dypalëshe me Bullgarinë dhe me Greqinë. Ai gjithashtu vuri në dukje se vendi është gati të bëhet një anëtar i NATO-s dhe në prag të hapjes së negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian.

“Qeveria ka ndërmarrë hapa të mëdhenj për të përparuar në rrugën e saj euroatlantike. Greqia ishte vendi i parë që nënshkroi protokollin e pranimit në NATO, gjë që çoi në hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Prespës. Procesi i anëtarësimit në NATO është në vazhdim dhe e ankoron vendin si një partner i besueshëm në sigurimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit dhe më gjerë”,theksoi Hahn.

“Nëse nuk arrijmë të shpërblejmë marrëveshjen historike të Prespës dhe përpjekjet e mëdha të reformave në Maqedoninë e Veriut do të dëmtojmë fuqinë e tërheqjes që BE ka mbi fqinjët e saj dhe Ballkanin Perëndimor në veçanti. Nxitja e anëtarësimit në BE do të humbasë levën e saj dhe kjo do të jetë një goditje e madhe për dialogun Beograd – Prishtinë dhe në përpjekjet e BE për të eksportuar stabilitetin në rajon. Në vend të kësaj, ne do të krijojmë një vakum të madh që lojtarët e tjerë janë shumë të prirur për të eksploruar”, deklaroi komisioneri Hahn.

Të këshilluara

Euro pëson rënien më të madhe në 11 vite

Monedha e përbashkët ka humbur sërish pikë në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 122.61 lekë, duk...

13:23

Shpërndante drogë, arrestohet 24-vjeçari

24-vjeçari me inicialet H.P, banues në Shijak, është arrestuar pasi shpërndante drogëra të forta Policia ka sekuestruar  në cilësinë e provës materiale disa ...

12:58

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI