Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

Kavajë/ Tërhiqet nga gara kandidati i BD: Nuk kisha firmosur

Lapsi.al 21 May 2019
Kavajë/ Tërhiqet nga gara kandidati i BD: Nuk kisha firmosur

Kandidati për bashkinë e Kavajës nga rradhët e partisë Bindja Demokratike, Bledar Sinella, është tërhequr nga gara.

Sinella ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u çregjistruar nga gara, duke pretenduar se ai nuk ka firmosur në dokumentet e regjistrimit.

"Disa ditë më parë, jam kontaktuar nga Bindja Demokratike për të vlerësuar mundësinë për kandidimit tim për Bashkinë Kavajë. Kam shprehur dakordësinë në parim, me premtimin se do të diskutoja përfundimisht mbi këtë mundësi në një moment tjetër, pasi të mblidhja edhe firmat mbështetëse të qytetarëve.

Në media jam njohur me faktin se Bindja Demokratike e ka depozituar kandidaturën time në KQZ, pa marrë dakordësinë time përfundimtare mbi këtë veprim dhe pa më dhënë mundësinë që të testoja mbështetjen nëpërmjet nënshkrimit të jo më pak se 1 % të listës së zgjedhësve, siç ligji e kërkon. Për këtë arsye, deklaroj me përgjegjësi të plotë ligjore se unë nuk kam paraqitur asnjë dokument të nënshkruar prej meje as në KZAZ Kavajë nr. 42, as në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve", shkruan Sinella.

Kandidati i tërhequr i BD për bashkinë Kavajë, ka shtuar se nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje fasadë. Sipas tij në këto zgjedhje nuk ka garë reale për shkak se mungojnë të gjithë alternativat që qytetarët mund të zgjedhin.

"Emri dhe figura ime nuk më lejon që unë të shërbej si fasadë e përpjekjes për të rikthyer edhe një herë në Shqipëri një regjim tjetër njëpartiak. Zgjedhjet janë të vërteta, kur ka garë reale dhe kur zhvillohen në një klimë që mundëson shpalosjen e alternativave për qytetin. Kjo nuk është e mundur të ndodhë në 30 Qershor.Vlerësoj se beteja për zgjedhje të lira e të ndershme është rruga e duhur për Kavajën dhe Shqipërinë dhe jo zgjedhjet fasadë. Në këto rrethana, deklaroj largimin nga Bindja Demokratike dhe tërheqjen time nga kandidimi për Bashkinë e Kavajës", shkruan Sinella.

Të këshilluara

Durrës, pranga 36-vjeçait të shumëkërkuar

Ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”. Siç njoftojnë efektivët e policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale ...

10:49

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI