Flash

Hahn: Çelja e negociatave me Maqedoninë e Veriut është në interes të BE-së

Lapsi.al 21 May 2019
Hahn: Çelja e negociatave me Maqedoninë e Veriut është

Komisioneri për politikat e Zgjerimit dhe të Fqinjësisë së Mirë në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn, ka folur lidhur me perspektivën evropiane të Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar çeljen e negociatave si një formë shpërblimi për arritjen e marrëveshjes historike të Prespës. “Është në vetë interesin e Bashkimit Evropian dhe nëse nuk arrijmë të shpërblejmë marrëveshjen historike të Prespës dhe përpjekjen e madhe për reforma, do të dëmtojmë fuqinë atraktive qe BE ka mbi Ballkanin Perëndimor.”- u shpreh eurokomisioneri në Konferencën e Bisedimeve Ekonomike të Vienës.

Sipas Hahn, nisja e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, do të ishte një mesazh inkurajimi për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor me probleme të pazgjidhura mes tyre. “Nxitja e anëtarësimit në BE do të humbasë levën e saj dhe kjo do të jetë një goditje e madhe për dialogun Beograd -Prishtinë dhe në përpjekjet e BE për të eksportuar stabilitetin në rajon. Në vend të kësaj, ne do të krijojmë një vakum të madh që lojtarët e tjerë janë shumë të prirur për të eksploruar.”- theksoi  komisioneri.

Hahn vuri në dukje se Maqedonia e Veriut është gati të bëhet një anëtare e NATO-s, pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes për çështjen e emrit me Greqinë. “Qeveria ka ndërmarrë hapa të mëdhenj për të përparuar në rrugën e saj euroatlantike. Greqia ishte vendi i parë që nënshkroi protokollin e pranimit në NATO, gjë që çoi në hyrjen në fuqi të marrëveshjes së Prespës. Procesi i anëtarësimit në NATO është në vazhdim dhe e ankoron vendin si një partner i besueshëm në sigurimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit dhe më gjerë.”- ka përmbyllur Hahn.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI