Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

Trump u bërtiti liderëve të NATO-s publikisht. Privatisht, ishte një histori tjetër

Donald Trump hyri në samitin e NATO-s me sulme, ankesa dhe kërcënime të vjetra ndaj aleancës. Por sapo dyert u mbyllën, toni ndryshoi papritur. Sipas Politico, presidenti amerikan zbuti gjuhën, shmangu përplasjet më të nxehta dhe u largua nga takimi duke folur për “dashuri” në sallë, ndërsa liderët europianë mbetën sërish në ankth për paparashikueshmërinë e tij.

18:22

Caktohen drejtues të rinj të Prokurorisë pas shkarkimeve nga vettingu

Lapsi.al 21 May 2019
Caktohen drejtues të rinj të Prokurorisë pas shkarkimeve nga

Mbledhja e sotme e Këshillit të Lartë të Prokurorisë konkludoi në caktimin e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Gjirokastrës, Korçës dhe jo vetëm.

KLP caktoi drejtues të përkohshëm të Prokurorisë Gjirokastër, Julian Çafkën për 3 muaj. Propozimi i Julian Çafkës u miratua me 11 vota pro në mbledhjen e KLP.

KLP votoi gjithashtu me 11 vota shtyrjen e afatit me 3 muaj, për drejtimin e Prokurorisë së Apelit Korçë nga Irena Çunoti.

Të dy plotësojnë vendet vakante të krijuara pas shkarkimit të paraardhësve të tyre nga vetingu. Arben Pasho u shkarkua nga KPK më 16 Maj, ndërsa Irma Balli më 19 shkurt.

Po ashtu, u miratua me 11 vota pro projekt-aktit për shtyrjen e afatit të caktimit të përkohshëm të prokurorit Altin Dumani në funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, përkatësisht nga dt. 22.05.2019 deri ne 22.08.2019.

U miratua me 11 vota pro caktimi i prokurores Rozeta Qirjaqi, prokurore pranë Gjykatës së Apelit Korcë të ushtroje funksionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

Të këshilluara

Euro pëson rënien më të madhe në 11 vite

Monedha e përbashkët ka humbur sërish pikë në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 122.61 lekë, duk...

13:23

Shpërndante drogë, arrestohet 24-vjeçari

24-vjeçari me inicialet H.P, banues në Shijak, është arrestuar pasi shpërndante drogëra të forta Policia ka sekuestruar  në cilësinë e provës materiale disa ...

12:58

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI