Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

Trump u bërtiti liderëve të NATO-s publikisht. Privatisht, ishte një histori tjetër

Donald Trump hyri në samitin e NATO-s me sulme, ankesa dhe kërcënime të vjetra ndaj aleancës. Por sapo dyert u mbyllën, toni ndryshoi papritur. Sipas Politico, presidenti amerikan zbuti gjuhën, shmangu përplasjet më të nxehta dhe u largua nga takimi duke folur për “dashuri” në sallë, ndërsa liderët europianë mbetën sërish në ankth për paparashikueshmërinë e tij.

18:22

Basha në Berat: Nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor. Grushti i shtetit do të ndalet

Lapsi.al 21 May 2019
Basha në Berat: Nuk do të ketë zgjedhje në 30 qershor.

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha nga Berati ku mbajti një takim me qytetarët deklaroi se 30 qershori është një tentativë për një grusht shteti kushtetues.

"Zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë. Grushti e shtetit do të ndalohet me çdo kusht, me çdo cmim, me çdo sakrificë. Do të mbrojmë lirinë dhe demokracinë. Paniku dhe çoroditja derdhet në çdo fjalë të Edi Ramës. Kjo tregon se çeta e tyre e shpartalluar ka humbur arsyen, qetësinë dhe e ka mbërthyer paniku. 30 qershori nuk mund të jetë ditë zgjedhjesh. 30 qershori është një tentativë për një grusht shteti kushtetues. Të çoroditurit, populli i ka futur frikën në palcë. I çorodituri thotë nuk i shtyj zgjedhjet sepse nuk më le Kushtetuta. Në 2007 dy herë i shtyu zgjedhjet sepse kërkoi që cdo votues të sillte me vete certifikatën e lindjes, kurse tani thotë nuk më lejon kushtetuta. Kundër kuhstetutës nuk është shtyrja e një procesi kriminal si ky që mendon se do të ekzekutojë në 30 qershor. Kundër kushtetutës ëhstë të emërosh kandidatë vrasës, trafikantë, përdhunuës zgjedhjesh. Kundër Kushtetutës është të shantazosh dhe të kapësh drejtësinë për të mos lejuar zbardhjen e krimit elektoral të 2017.

Kundër kushtetutës është të detyrosh qytetarët të shkojnë drejt një grushti shteti me 1.4 milion karta ID falso, të skaduara dhe të fusësh duart e të manipulosh regjistrin e gjendjes civile", tha Basha.

Të këshilluara

Aksidentet rrugore, 62 të vdekur në 4 muaj

Katërmujori i parë i këtij viti ka pësuar rritje të qytetarëve të vdekur nga aksidentet rrugore, numër në rritje krahasuar me 1 vit më parë. Sipas të dhënave të...

19:06

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI