Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

Trump u bërtiti liderëve të NATO-s publikisht. Privatisht, ishte një histori tjetër

Donald Trump hyri në samitin e NATO-s me sulme, ankesa dhe kërcënime të vjetra ndaj aleancës. Por sapo dyert u mbyllën, toni ndryshoi papritur. Sipas Politico, presidenti amerikan zbuti gjuhën, shmangu përplasjet më të nxehta dhe u largua nga takimi duke folur për “dashuri” në sallë, ndërsa liderët europianë mbetën sërish në ankth për paparashikueshmërinë e tij.

18:22

Artan Lame: 2.5milionë pasuri janë regjistruar me probleme

Lapsi.al 21 May 2019
Artan Lame: 2.5milionë pasuri janë regjistruar me probleme

Katastra do të nisë një tjetër projekt për azhornimin e sipërfaqeve të tokave që i janë kthyer pronarëve apo që janë dhënë prej komisioneve të ndarjes së pronave.

Gjatë një takimi me Dhomën Amerikane të Tregtisë dhe bizneset, Artan Lame ka theksuar se 2.5 mln pasuri të patundshme që ndodhen në Shqipëri janë regjistruar me probleme, ndërsa 600 mijë të tjera nuk janë regjistruar ende.

"3.8 janë regjistruar dhe rreth 600 mijë janë të paregjistruara, por nga këto 3.8 mln pasuri të regjistruara, rreth 2.5 mln janë të regjistruara me probleme", tha Lame.

Përballë problemeve dhe sfidave, Artan Lame thotë se zgjedhjet janë tre.

"E para unifikimi i institucioneve, e dyta përmbyllja e të gjitha proceseve tranzitore, hapi i tretë është reformimi i ZRPP", u shpreh Lame.

Problemi me pronat dhe vështirësitë që hasin investitorët e huaj, u evidentuan edhe nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

"Çështja e pronave mbetet një nga çështjet më të vështira, por me një sensitivitet të lartë për komunitetin e biznesit"

Për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të pronësisë, BE do të japë 15 mln euro. Drejtori për ekonominë në delegacionin e BE në Tiranë është shprehur se projekti do të nisë prej vitit 2020.

Të këshilluara

Euro pëson rënien më të madhe në 11 vite

Monedha e përbashkët ka humbur sërish pikë në tregun e brendshëm valutor. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 122.61 lekë, duk...

13:23

Shpërndante drogë, arrestohet 24-vjeçari

24-vjeçari me inicialet H.P, banues në Shijak, është arrestuar pasi shpërndante drogëra të forta Policia ka sekuestruar  në cilësinë e provës materiale disa ...

12:58

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI