Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë nj&e...

18:52

Trump u bërtiti liderëve të NATO-s publikisht. Privatisht, ishte një histori tjetër

Donald Trump hyri në samitin e NATO-s me sulme, ankesa dhe kërcënime të vjetra ndaj aleancës. Por sapo dyert u mbyllën, toni ndryshoi papritur. Sipas Politico, presidenti amerikan zbuti gjuhën, shmangu përplasjet më të nxehta dhe u largua nga takimi duke folur për “dashuri” në sallë, ndërsa liderët europianë mbetën sërish në ankth për paparashikueshmërinë e tij.

18:22

Aksidentet rrugore, 62 të vdekur në 4 muaj

Lapsi.al 21 May 2019
Aksidentet rrugore, 62 të vdekur në 4 muaj

Katërmujori i parë i këtij viti ka pësuar rritje të qytetarëve të vdekur nga aksidentet rrugore, numër në rritje krahasuar me 1 vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, këtë vit humbën jetën 62 persona nga 61 që ishin në katër muajt e parë të vitit të shkuar. Shkak kryesor për aksidentet vijon të mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve.

Katër mujori i parë i këtij viti rezulton me rritje të numrit të të vdekurve nga aksidentet rrugore, krahasuar me 4 mujorin e parë të vitit të shkuar.

Sipas të dhënave të INSTAT, në muajt janar-prill të këtij viti nga përplasjet e automjeteve humbën jetën 62 qytetarë, 1 viktimë më shumë se vitin e shkuar.

Në muajin prill 2019 numërohen 112 aksidente rrugore nga 134 aksidente të ndodhura në prill 2018, duke u ulur, ndërsa për sa i përket llogaritjeve për katër muajt e parë, ky vit rezulton me 630 aksidente, ndërsa vitin e shkuar me 651.

Gjithashtu sipas të dhënave zyrtare numri i të aksidentuarve brenda prillit është 147 persona nga 168 që ishte një vit më parë, kurse numri i të vdekurve është 14 persona duke mbetur i pandryshuar, krahasuar me prillin 2018.

Shkak për ndodhjen e aksidenteve vijojnë të mbeten sjelljet e drejtuesve të mjeteve dhe më shqetësues është fakti që mosha e drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident është 25-35 vjeç.

Kryeqyteti mban numrit më të lartë të aksidenteve të shënuara e lidhur kjo edhe me fluksin e lartë të qarkullimit të automjeteve, e ndjekur nga Durrësi, Lezha dhe Fieri.

Ndërsa për sa i përket numrit të viktimave rezulton se në Tiranë ka pasur më shumë aksidente me pasojë vdekjen, e ndjekur nga Shkodra dhe Fieri./Ora

Aksidentet në prill

2018 2019

168 të aksidentuar 147 të aksidentuar

134 aksidente 112 aksidente

14 të vdekur 14 të vdekur

Aksidentet në periudhën janar-prill

61 të vdekur 2018 62 të vdekur 2019

504 aksidente 2018 468 aksidente 2018

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI