Kandidati i pavarur për Bashkinë e Lezhës, Eduard Ndocaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Lezhës, që të ruajnë votën dhe të mos bien pre e shit-blerjes së saj. Ndocaj u ka kërkuar qytetarëve që të denoncojnë çdo lloj presioni që u bëhet nga partitë politike.
Kandidati i pavarur thotë në videon e publikuar prej tij se do t’ju jap nga 5 mijë euro në këmbim të çdo videoje ku shfaqet kandidati i PS-së, Pjerin Ndreu duke blerë vota, ndërsa për çdo video ku “kapet mat”, duke bërë pazare për votat, ai premton se do t’i paguajë me 50 mijë euro. ©LAPSI.al