Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Tsipras tregon kushtin që i ka vënë Ramës: Mbroni të drejtat e minoritetit grek, përndryshe s'ka çelje negociatash

Lapsi.al 20 May 2019
Tsipras tregon kushtin që i ka vënë Ramës: Mbroni të

Në një intervistë të gjatë dhënë për prestigjiozen britanike “Financial Times”, kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, teksa ka folur ndër të tjera për rëndësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjes për çështjen e emrit me Maqedoninë e Veriut, është ndalur edhe tek marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe problemet e pazgjidhura mes palëve, siç janë: kufijtë detarë, abrogimi i ligjit të luftës nga viti 1945 dhe të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

Tsipras ka deklaruar se ia ka bërë të qartë homologut shqiptar Edi Rama, se Tirana zyrtare duhet të mbrojë plotësisht të drejtat e minoritetit grek, pasi në të kundërt rruga e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian do të mbyllej. “Nëse Shqipëria përmbush detyrimet e saj për të drejtat e njeriut, Greqia  dhe unë personalisht do të mbështes një vendim të mundshëm në qershor për Shqipërinë për të filluar proceset e pranimit në BE, së bashku edhe Maqedoninë e Veriut. Por ne nuk do të rrezikojmë procesin e pranimit për Maqedoninë e Veriut, nëse ajo ka bërë përparim. Kjo do të ishte e padrejtë”- është shprehur numri një i ekzekutivit grek.

Tsipras ka shtuar se Greqia nuk dëshiron të marrë rolin e lektorit, duke treguar epërsi apo duke përcaktuar kushte të ngurta për vendet kandidate që presin çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, apo për shtetet e tjera aspirante të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë, kreu i “Syriza”, ka theksuar se popujt e Ballkanit kanë nevojë për nxitje në funksion të realizimit të reformave.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI