Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Thaçi: Në Berlin, Rama ishte brilant, Haradinaj pa edukatë

Lapsi.al 20 May 2019
Thaçi: Në Berlin, Rama ishte brilant, Haradinaj pa edukatë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk resht së falënderuari dhe i thurur elozhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Pasi e quajti “burrë shteti” pak ditë më parë në një intervistë që dha mbrëmjen e së hënës në emisionin “Open” në TCH, ai tha se në samitin e Berlinit Rama ishte brilant ndryshe nga kryeministri i Kosovës, Haradinaj që ishte treguar pa takt në takimet me liderët e Europës.

“Presion Haradinajt? Më vjen shumë për të qeshur. Është përgojim dhe insinuatë. Nuk dua të ndërhyj në deklarata elektorale. Unë jam president i vendit. Atë që ka shkruar Rama në letër është 100% e saktë.

Ndaj Haradinajt ka pasur vetëm një këshillë se si të sillet më mirë në marrëdhëniet diplomatike. Nuk jam i gatshëm të përgojoj që takimet me zyrtarët e lartë. I kam kërkuar në mënyrë të mirësjellshme të ndryshojë në rrafshin edukativ. Letra e Ramës është e pastër si loti dhe 100% e saktë.

Në Berlin kam folur unë si President i vendit, foli dhe Haradinaj dhe Rama. Unë i kam botuar fjalimet e mia që kam pasur të shkruara. Aty kam folur qartë që taksa është vendim i drejtë, legjitim dhe duhet të mbetet në fuqi.

Taksa nuk duhet të jetë kusht për liberalizmin e vizave. Edhe Rama ka pasur një paraqitje brilante për reformat në Kosovë dhe në Shqipëri” – tha Thaçi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Itali, shqiptari kapet me 500 gr kokainë

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pas një operacioni të Guardia di Finanza në Savona. Mediat fqinje shkruajnë se gjithçka filloi me një ko...

20:03

Aksident në Fier, plagosen dy gra

Një tjetër aksident ka ndodhur këtë pasditë në aksin rrugor Fier-Patos. Një automjet ka dal nga rruga në afërsi të kthesës së Portëzës dhe si pasojë janë pla...

18:43

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI